“Qytetarët duhet të bëjnë durim”, Rama reagon sërish për protestën: Jam gati për dialog me këdo përveç dhunuesve
Kryeministri Edi Rama reagoi sërish lidhur me protestën që po zhvillohet prej 7 ditësh në Tiranë.
Përmes një statusi në faqen e vet në Facebook Rama rithekson se është gati për dialog me këdo ‘përveçse ‘dhunuesve dhe partive politike që nuk distancohen nga dhuna’.
“Protestat janë një E DREJTË, ndërsa Dhuna është KRIM dhe kjo vijë e kuqe do të ndahet prerazi në këtë fazë kritike të zhvillimit tonë demokratik.
Qytetarët duhet të bëjnë durim, e të mos bien pre e presionit të manipulatorëve mediatikë dhe pasqyrave telefonike.
Protestuesit duhet të distancohen nga dhunuesit, përndryshe do të paguajnë financiarisht njësoj si ata.
Dhunuesit duhet dhe do të marrin faturën ligjore e financiare të verbërisë së tyre.
Unë dhe shumica qeverisëse jemi gati për dialog me këdo tjetër përveç dhunuesve dhe partive politike që nuk distancohen nga dhuna. Në çdo vend. Në çdo orë. Pa kushte”, shkruan Rama në Facebook.
Gjimnazistët nisin marshimin në Shkodër, thirrje për bojkot të mësimit
LIVE-Dita e shtatë e protestës në Tiranë, protestuesit nisin grumbullimin në disa qytete. Rama: 2,500 euro për çdo efektiv në front
Dita e katërt e protestave në Elbasan, nis grumbullimi i të rinjve (VIDEO)
- 10:23 Përmbytjet në Turqi, rritet numri i viktimave në Stamboll, vijojnë kërkimet për të zhdukur
- 09:53 Gjimnazistët nisin marshimin në Shkodër, thirrje për bojkot të mësimit
- 09:51 LIVE-Dita e shtatë e protestës në Tiranë, protestuesit nisin grumbullimin në disa qytete. Rama: 2,500 euro për çdo efektiv në front
- 09:42 Dita e katërt e protestave në Elbasan, nis grumbullimi i të rinjve (VIDEO)
- 09:41 Shpërthim me lëndë plasëse në Vlorë, dëmtohet automjeti i administratorit të Shushicës (EMRI)
- 09:37 Vijon bojkoti i pjesshëm i mësimit në universitetet e Vlorës