Revolta e rinisë/ Kelliçi: Rama i urryer për shkak të arrogancës, dhunës dhe hajdutërisë së tij

09:56, 19/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nënkryetari i Partisë Demokratike Belind Këlliçi ka hedhur akuza të ashpra ndaj Edi Ramës. Gjatë një interviste në ‘Kafe Shqeto në syri tv me moderatorin Flavio Qarri ai tha se Edi Rama është autor i dhunës ndaj të rinjve shqiptarë.

Flavio Qarri: Pse ishte me policët këtë mëngjes?

Belind Këlliçi: U bënë dy ditë që ne marrim raportime për forca të policisë janë të paktën 150, aktualisht që ne flasim, që kanë shprehur vullnetin për tu larguar për të dorëzuar kapelen për të shkuar në shtëpitë e tyre sepse është e pamundur të zbatojnë urdhrat për të rrahur, për të gjakosur, për të dhunuar, për të thyer krahët dhe këmbët e fëmijëve të shqiptarëve e studentëve.

Dhe duke qenë se ka një demoralizim të tillë, duke qene se ka një shkrehje totale të forcave të rendit në Tiranë kryesisht për shkak të asaj përballje të paprecedentë në këto 6 ditë me fëmijët e shqiptarëve. Nuk janë vetëm studentë, janë fëmijë, janë të mitur. Edi Rama ka bërë sot atë që nuk ka guxuar asnjë politikan që ta bëjë në 36 vite ka ofruar 2500 euro për çdo polic që të rrahë të gjakosë dhe të dhunojë fëmijët e shqiptarëve, nipërit dhe mbesat. Në shumë raste ka shumë policë që i kanë fëmijët e tyre në rpotestë. Dhe kjo është e paprecedentë. Ky njeri që nxit vëllavrasjen në Shqipëri. Ky njeri që nxit dhunën. Ky njeri, që ju e thatë vetë pak më parë, ka nevojë për psikolog. Jo me kot është i vetmi politikan shqiptar që është publikuar edhe një kartelë psikiatrie në mos gaboj. Edhe në emisionin tuaj e kemi parë shpesh dhe ne emisione të tjera. Ky individ meriton fundin e çdo diktatori, tërheqjen zvarrë nga populli i tij. Çdo diktator gjakatar, që ka dhunuar, ka shtypur ka vrarë popullin e tij ka patur të njëjtin fund dhe të njëjtin fund duhet të ketë edhe Edi Rama.  

Unë i bëj thirrje sot çdo polici që mban uniformën, të mendojë për të nesërmen, të mendojë për fëmijët të mendojë për këtë vend. Është e pafalshme ajo që bënë për të ardhmen e vendit. Ti shërbesh në mënyrë të verbër qorrazi një pushteti kaq të egër, kaq të dhunshëm, një autokrati kaq të ndyrë që për 14 vitë nuk e ke dëgjuar një herë të flasë për Policinë e Shtetit dhe u kujtua sot kur i duhet me shumë se kurrë të dhunojë dhe të shtypë protestën e studentëve. Nuk do t’ju falin fëmijët tuaj, historia, familjet tuaja, nuk do t’u falin nipërit dhe mbesat. Mos u rreshtoni me të keqen. Hiqni kapelet, rreshtohuni krah protestuesve. Edi Rama ka marrë fund dhe këtë e tregoi edhe në intervistën e sotme. Është e pamundur që kjo tallje që ai bënë me shqiptarët në ta tolerojmë. E nisi me rusët. Kam dëgjuar sot skenarin rus, ku ndërkohë që akuzon opozitën dhe qytetarët. Ku ndërkohë është i vetmi njeri që ka futur në Shqipëri kompani të sanksionuara në listën e zezë të DASH si Gunvor, është Edi Rama që e ka futur tek rafineria e Ballshit. I vetmi njeri që këtu, ka thyer embargon e Iranit është Edi Rama që Garda Revolucionare ka furnizuar me naftë tigrin 1 dhe tigrin 3. I vetmi njeri që këtu ka lidhje dhe ka kriminalizuar të gjithë administratën dhe gjithë Partinë Socialiste është Edi Rama.

I vetmi njeri që me Roni Yeffet që e përdor për të vjedhur taksat e shqiptarëve. I vetmi njeri që ka vjedhur 35 milionë euro të shqiptarëve dhe me bandën e tij kriminale me shtetas ruse e ukrainas është Edi Rama. I vetmi njeri që akuzon algoritmin, rusët, iranianët, serbët, grekët, opozitën, studentët, forcat e errëta, duart e pista. I vetmi njeri që refuzon të pranojë që është i urryer për shkak të arrogancës së tij për shkaka të dhunës dhe hajdutërisë së tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco