Ndalohet pushimi i madh në shkollat e Korçës, nuk ka protestë në Juglindje
19 Tetor 2026 |
10:46
Në gjimnazet e Korçës dhe shkollat 9-vjeçare është ndaluar pushimi i madh, një masë që kufizon mundësinë e nxënësve për t’u larguar nga ambientet e shkollës dhe për t’iu bashkuar protestave.
Vendimi vjen pas tri ditësh protestash në qytetin e Korçës, ku dy ditët e para u shoqëruan me episode dhune, përplasje dhe dëmtime të institucioneve publike. Ditën e tretë, numri i protestuesve ra ndjeshëm dhe nuk u raportuan probleme.
Ndërkohë, sot, deri në këto momente, në pedonalen e Korçës nuk është shfaqur asnjë i ri për të protestuar.
Mbetet për t’u parë nëse protestat do të vijojnë gjatë ditës dhe nëse nxënësit do të dalin sërish në rrugë, pavarësisht masave të marra në shkolla.
Lajme të Sugjeruara
Protesta përfshin edhe Milotin, të rinjtë u vënë flakën gomave në anë të rrugës (VIDEO)
Protesta e të rinjve ka përfshirë edhe qytetin e Milotit, ku një grup të rinjsh kanë dalë në protestë. Sipas pamjeve, të rinjtë ndodhen në...
Nisin hetimet për shpërthimin e makinës në Vlorë, administratori i Shushuicës: Nuk kam pasur konflikte
Lidhur me ngjarjen ku një automjet në pronësi të administratorit të Njësisë Administrative Shushicë është dëmtuar në mëngjes, burime bëjnë me dije se mjeti ka...
“Qytetarët duhet të bëjnë durim”, Rama reagon sërish për protestën: Jam gati për dialog me këdo përveç dhunuesve
Kryeministri Edi Rama reagoi sërish lidhur me protestën që po zhvillohet prej 7 ditësh në Tiranë. Përmes një statusi në faqen e vet në Facebook...
- 10:44 Protesta përfshin edhe Milotin, të rinjtë u vënë flakën gomave në anë të rrugës (VIDEO)
- 10:40 Nisin hetimet për shpërthimin e makinës në Vlorë, administratori i Shushuicës: Nuk kam pasur konflikte
- 10:40 “Protesta është misioni i çlirimit të këtij kombi”, Berisha: Rama ka djegur ëndrrat e 720 mijë të rinjve
- 10:34 Çmimi i naftës bie nën 108 dollarë, tensionet në Lindjen e Mesme mbajnë tregjet në ankth
- 10:29 Putin mbështet riorganizimin e qeverisë ruse, ndryshime në disa poste
- 10:28 Trump mbron lehtësimin e disa sanksioneve ndaj Rusisë