Aktualitet

Në shesh që në mëngjes, disa të rinj mblidhen te “Skënderbej” për protestën e mesditës!

Një grup të rinjsh u mblodh në sheshin “Skënderbej” që në mëngjes, ndonëse protesta pritet të nisë rreth mesdite, zakonisht me ndalesën e parë te Ministria e Arsimit në Rrugën e Durrësit.

Me thirrje kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, nisi grumbullimi i fillimjavës.

Disa u ngjitën mbi bustin e Heroit Kombëtar duke valëvitur flamurin kuqezi.