Revolta përhapet në Mirditë, nxënësit bojkotojnë mësimin, të rinjtë bllokojnë Rrugën e Kombit në Rubik

Revolta përhapet në Mirditë, nxënësit bojkotojnë mësimin, të rinjtë bllokojnë Rrugën e Kombit në Rubik

10:45, 19/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Revolta e të rinjve po përhapet edhe në Mirditë, ku një pjesë e nxënësve kanë bojkotuar procesin mësimor në shenjë proteste.

Ndërkohë, në Rubik, të rinjtë kanë dalë në Rrugën e Kombit, duke iu bashkuar valës së protestave që po zhvillohen në disa qytete të vendit.

Me thirrjet “Rama, jep dorëheqjen!”, protestuesit kanë ndezur goma në rrugë, duke përshkallëzuar situatën.

Zgjerimi i protestave në Mirditë vjen në ditën e shtatë të revoltës studentore, e cila nisi në Tiranë dhe tashmë po shtrihet edhe në qytete të tjera të Shqipërisë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco