Aktualitet

Kërcënohet me shpërthim bombe në Kryesinë e Kuvendit!

Në adresën e Kryesisë së Kuvendit ka mbërritur një email kërcënues për vendosje eksplozivi aty. Burime nga Kuvendi i thanë gazetarit të Top Channel-it, Muhamed Veliu, se janë njoftuar autoritetet përkatëse dhe pritet të mbërrijë njësia antieksploziv.

Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, bën me dije se në e-mail shkruhet:

Në institucionin tuaj, në pak minuta do të shpërthejë një bombë. Do jetë e tmerrshme ajo që do ndodhë. Ju njoftojmë urgjentisht se në këtë moment brenda ndërtesës është vendosur një mjet shpërthyes që përmban nitrat amoni (ANFO).

Sot, me lejen e Allahut, do të kryejmë një seri sulmesh terroriste të planifikuara në territorin e vendit. Ajo që do të përjetoni sot është vetëm fillimi. Një ditë, qeveria juaj do të dorëzojë pushtetin dhe do të vendoset Sheriati.

Një alarm i ngjashëm iu ka shkuar edhe institucioneve të drejtësisë duke bërë që të boshatiset Gjykata e Fierit.