Protesta e të rinjve kundër qeverisë është shtrirë edhe në qytetin e Milotit, ku një grup të rinjsh kanë dalë në rrugë në shenjë revolte.
Siç shihet edhe në videon e mëposhtme, të rinjtë janë mbledhur në anë të rrugës, duke mbajtur në duar flamurin kombëtar shqiptar.
Në shenjë proteste, ata u kanë vënë flakën disa gomave, ndërsa u bëjnë thirrje drejtuesve të automjeteve që të ndalojnë dhe t’u bashkohen në revoltën e tyre.
Protesta në Milot vjen në kuadër të lëvizjes së të rinjve kundër qeverisë, ndërsa pakënaqësia qytetare po shprehet edhe jashtë kryeqytetit.













