PE reagon për protestat në Tiranë: Dënojmë përshkallëzimin. Shqetësim serioz për dhunën e policisë ndaj të rinjve

19 Tetor 2026 | 11:11

Kryetari i Delegacionit të Parlamentit Evropian për marrëdhëniet me Shqipërinë, Marco Tarquinio, dhe raportuesi i përhershëm për Shqipërinë, Andreas Schieder, kanë reaguar duke shprehur shqetësim për përshkallëzimin e protestave në Tiranë.

Në një deklaratë të përbashkët, ata dënojnë dhunën, sulmet ndaj institucioneve dhe shkatërrimin e pronës, ndërsa kërkojnë hetim për raportimet mbi përdorimin e tepruar të forcës nga policia.

Eurodeputetët theksojnë se respekti për sundimin e ligjit mbetet kriteri kryesor dhe kushti i detyrueshëm për përparimin e Shqipërisë në rrugën e saj të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Deklarata e plotë

Delegacioni i Parlamentit Evropian për marrëdhëniet me Shqipërinë dhe si raportues i përhershëm i Parlamentit Evropian për Shqipërinë

Në emër të Delegacionit të Parlamentit Evropian për marrëdhëniet me Shqipërinë dhe si raportues i përhershëm i Parlamentit Evropian për Shqipërinë, shprehim shqetësimin tonë të thellë për ngjarjet e fundit që kanë ndodhur në vend, dhe në veçanti në Tiranë. 

Ne dënojmë përshkallëzimin e dhunshëm të këtyre protestave, sulmet ndaj institucioneve publike dhe shkatërrimin e pronës publike dhe private. U bëjmë thirrje protestuesve të ushtrojnë vetëpërmbajtje maksimale dhe të përmbahen nga çdo akt dhune, pasi ato nuk kontribuojnë në një zgjidhje dhe nuk kanë vend në demokraci.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dronë, llastiqe dhe pajisje elektronike, arrestohet 23-vjeçari që ua shiste protestuesve! Në magazinë mbi 450 artikuj

Një 23-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Shtetit, pasi posedonte një magazinë me mbi 450 pajisje dhe artikuj të kontrabanduar, mes tyre dronë,...
11:01 | 19/10/2026

QSUT për të lënduarit nga protesta: 14 persona të shtruar në Spitalin e Traumës

Qendra Spitalore Universitare e Tiranës ka përditësuar të dhënat mbi gjendjen shëndetësore të personave të lënduar gjatë protestave të ditëve të fundit. Sipas informacionit, aktualisht...
10:49 | 19/10/2026

Ndalohet pushimi i madh në shkollat e Korçës, nuk ka protestë në Juglindje

Në gjimnazet e Korçës dhe shkollat 9-vjeçare është ndaluar pushimi i madh, një masë që kufizon mundësinë e nxënësve për t’u larguar nga ambientet e...
10:46 | 19/10/2026