Policët shqiptarë janë më të keqpaguarit në Evropë.
Po sikur të mjaftonte fakti se rroga e tyre nuk arrin të mbulojë as shpenzimet më minimale, atyre prej kohësh nuk u paguhen edhe orët shtesë që bëjnë në shërbim, as dietat dhe as shpenzimet e tjera.
Një burim bën me dije se janë të paktën pesë vite që nuk u paguhen orët shtesë.
Kur shpërtheu revolta studentore, pati raportime se policët po refuzojnë të dalin në punë për shkak të gjendjes së mjeruar ekonomike.
Të paktën një repart special nuk pranoi të ishte pjesë e reagimit ndaj protestave.
Një burim tha se të paktën 500 policë kanë dorëzuar dorëheqjet e tyre për shkak të situatës ekonomike.
Për t’i bërë të vërteta të gjithë këto zëra, drejtori i Policisë së Shtetit, Skënder Hitaj, doli në konferencën e parë për shtyp pas nisjes së protestave ku në mënyrë indirekte dhe skandaloze ai konfirmoi problemin me pagesat, kur tha se policëve do u paguhen orët shtesë.
“Çdo orë shtesë shërbimi do t’ju njihet dhe do kompensohet sipas ligjit. Sakrifica juaj meriton respektin dhe mbështetjen e plotë të institucioneve. Ju kërkoj profesionalizëm, vetëpërmbajtje dhe vendosmëri. Mos u provokoni, por mos u tërhiqni nga përmbushja e detyrës! Forca jonë është ligji dhe autoriteti ynë buron prej tij,” tha Hitaj.
Por duke qenë se ky premtim i tij nuk ngjiti tek forcat e rendit, vetë Hitaj vendosi të dalë në terren.
Ndërkohë sot, Edi Rama vazhdoi fyerjen ndaj gjendjes së mjeruar të policëve, duke thënë se do u japë 2500 euro shpërblim atyre që janë në linjën e parë të frontit duke dhunuar barbarisht studentët.
© SYRI.net