• Kontakt
Monday, October 19, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Duartrokitja e mekur e drejtuesve të Policisë për Ramën

11:25 : 19/10/2026
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED

Nga Boldnews.al

Drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit i dhuruar një duartrokitje të mekur kryeministrit Edi Rama, në përfundim të një fjalimi të gjatë të këtij të fundit mëngjesin e kësaj të Hëne.

Të gjendur përballë revoltës studentore e qytetarëve në Tiranë e në rrethe të tjera, zyrtarët e lartë policorë, me shumë mundësi, kanë pritur që kreu i qeverisë të tregonte shenja tërheqjeje dhe prezantimin e një zgjidhjeje politike.

Të lodhur, të keqpaguar, por edhe agresivë përballë grupeve të të rinjve që nuk tërhiqen nga kërkesa e tyre kryesore për dorëheqjen e kryeministrit, shumë punonjës policie terreni, me shumë mundësi, kanë shpresuar që Rama të përcillte mesazhe qetësimi dhe zbutje të situatës në takimin me shefat e tyre.

Përkundrazi, ata dëgjuan nga i pari i qeverisë për armiq të huaj nga Rusia e deri në Iran që nuk duan Shqipërinë, për të rinj “brumbuj nga periferia”, për “duar të zeza” që duan të prishnin avenirin që i ka siguruar Edi Rama Shqipërisë, për një opozitë që i hedh zjarr benzinës së revoltës, për media që nuk duan të pranojnë mrekullinë qeverisëse të Rilindjes, për mësues që nuk ndalin vrullin e të rinjve.

Lexo edhe:

Protestë edhe në Milot, digjen gomat e makinave në anë të rrugës /VIDEO

Shpërblimi 2500€/ Maliqi: Rama i çon policët e shtetit si mish për top!

Shkurt, drejtuesit e Policisë morën mesazhin se Edi Rama nuk ka ndërmend që të lëshojë pushtetin e tij dhe, për të mbrojtur karrigen, do të duhet të përdorë (edhe keqpërdor në raste të caktuara), efektivët e Policisë së Shtetit.

Ata morën kushtrimin që “të mbrojnë rendin dhe pronën publike e private me çdo kusht”, pra, të përdorin sa më shumë argumentin e forcës, shkopinjtë e gomës, gazin lotsjellës dhe plumbat e gomuar. Por, kundër kujt?

Ai efektivi që përdor “mitralozin e ujit” mbi autobot mund t’ia drejtojë tytën një mikut apo shokut të tij. Ai punonjësi i policisë që gjuan me plumba gome kundër protestuesve, mund të godasë djalin e motrës. Ai që hedh gazin lotsjellës, ndoshta nuk e di, që po helmon vajzën e vëllait, njerëz të afërt e familjarë. Ai shkopi i gomës ndoshta po godet kushëririn e tij.

Po ashtu, edhe nga ana tjetër e medaljes, ai guri i fluturuar nga protestuesit në grupin e policëve, mund të godasë babain e një protestuesi, dajën, xhaxhain.

Tirana, sa është e madhe, aq është edhe e vogël e njerëzit që gjenden në palët përballë mund të jenë familjarë me njëri-tjetrin.

Por, ajo që është akoma më e rëndë në nxitjen e kryeministrit Edi Rama është rreziku i rrënimit të autoritetit të Shtetit.

Të rinjtë, gjimnazistë e student, po e perceptojnë këto ditë Policinë e Shtetit si aleatin kryesor të “kundërshtarit të tyre”, Edi Ramës. Në optikën e të rinjve të revoltuar, punonjësit e Policisë mund të imagjinohen si kundërshtari që, nëse nuk e godasin të parët, do të goditen prej tyre.

Në optikën e një të riu, të pabrumosur ende me rëndësinë e Shtetit dhe i mbushur me revoltën për të një ardhme të pasigurt, rrezikon të formësohet idea se punonjësi i policisë është “kundërshtari”. Do të mësohet të mos e respektojë në afat-gjatë, edhe atëherë kur kjo valë proteste do të vijë momenti që do të mbyllet.

Uniforma e punonjësit të Policisë është shfaqja më e dukshme e autoritetit të Shtetit. Është ajo që duhet respektuar dhe, mbi të gjitha, është ajo që duhet parë si zgjidhja e qytetarëve, përfshirë edhe këtyre të rinjve, për shqetësimet e tyre të përditshme, sot e në të ardhmen.

Policia, me forcën e mjeteve të saj, edhe mund ta shtypë revoltën qytetare. Por, ajo që mbetet më pas është edhe më e errët. Një brez i tërë, i cili nuk mund të besojë tek autoriteti i Shtetit.

Diçka e tillë mund të ketë përshkuar mendjen e drejtuesve të lartë të Policisë në takimin e kësaj të hëne, ku u detyruar të duartrokasin mekur kryeministrin Rama, i cili, me arrogancën e tij, duket se po ndjek devizën “pas meje, flaka të bjerë!”

Etiketa: Edi Ramapolicia e shtetit

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Protestë edhe në Milot, digjen gomat e makinave në anë të rrugës /VIDEO

11:11 : 19/10/2026
AKTUALITET

Shpërblimi 2500€/ Maliqi: Rama i çon policët e shtetit si mish për top!

10:56 : 19/10/2026
AKTUALITET

Berisha: SPAK mburojë e krimeve të PS-së! Ramës po i vjen fundi

10:49 : 19/10/2026
AKTUALITET

Protesta/ Policia patrullon në rrugët e Tiranës, nisin shoqërimet e para

10:26 : 19/10/2026
AKTUALITET

Mblidhen të rinjtë në sheshin “Skënderbej”

10:07 : 19/10/2026
AKTUALITET

Rama, nga frika e rinisë, po e kthen shtetin kundër popullit të vet

09:52 : 19/10/2026
Para

Protestuesit e Kurbinit dhe Mirditës bllokojnë hyrjen për në rrugën e Kombit

TË GJITHA

Protestuesit e Kurbinit dhe Mirditës bllokojnë hyrjen për në rrugën e Kombit

11:29 : 19/10/2026

Duartrokitja e mekur e drejtuesve të Policisë për Ramën

11:25 : 19/10/2026

PE ngre shqetësimin për dhunën policore në protesta: Shteti i së drejtës, kusht për integrimin në BE

11:21 : 19/10/2026

Protestë edhe në Milot, digjen gomat e makinave në anë të rrugës /VIDEO

11:11 : 19/10/2026

Arrestohet 23-vjeçari në Tiranë/ Policia: Furnizonte me llastiqe protestuesit!

11:06 : 19/10/2026

Shpërblimi 2500€/ Maliqi: Rama i çon policët e shtetit si mish për top!

10:56 : 19/10/2026

Berisha: SPAK mburojë e krimeve të PS-së! Ramës po i vjen fundi

10:49 : 19/10/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com