Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Ministrja Kumbaro u drejtohet prindërve: Shkollat vijojnë mësimin normalisht, mirënjohje për mësuesit!

    Vlorë/ Tritol makinës së administratorit të Shushicës, vetëm dëme materiale (EMRI)

    Shiste llastiqe e sfera metalike për protestuesit e dhunshëm, arrestohet 23-vjeçari në Tiranë (EMRI)

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Shiste llastiqe e sfera metalike për protestuesit e dhunshëm, arrestohet 23-vjeçari në Tiranë (EMRI)
    Aktualitet

    Shiste llastiqe e sfera metalike për protestuesit e dhunshëm, arrestohet 23-vjeçari në Tiranë (EMRI)

    October 19, 2026
    Shiste llastiqe e sfera metalike për protestuesit e dhunshëm, arrestohet 23-vjeçari në Tiranë (EMRI)

    Policia ka arrestuar 23-vjeçarin Orges Male, i cili u kap në rrugën “Tre Dëshmorët” duke u shitur pjesëmarrësve në protestat e dhunshme llastiqe gjuetie dhe sfera metalike, që sipas policisë përdoreshin për të sulmuar efektivët dhe institucionet.

    Gjatë kontrollit në magazinën e tij në rrugën “Kol Koçi”, policia zbuloi mbi 450 pajisje dhe artikuj pa dokumentacion, mes tyre 239 dronë, 75 llastiqe gjuetie, 44 celularë, pajisje GPS dhe regjistruese

    Çfarë u sekuestrua?

    -239 dronë të madhësive të ndryshme;

    -75 llastiqe gjuetie; një sasi të konsiderueshme me sfera metalike;

    -44 celularë;

    -17 Powerbank, 10 pajisje për lokalizimin GPS të automjeteve; 11 llamba LED; 3 drynë elektronikë me GPS;

    -1 pajisje elektronike me antenë (RFGS Detector);

    -3 palë syze me videoregjistrues;

    -pajisje DVR;

    -7 pajisje Bluetooth për automjete; 8 pajisje Blackbox me kamera për automjete;

    -1 kompresor, 8 elektrikë dore; 6 pajisje lazer;

    -2 pajisje Xiaomi Smart Plug 2; 3 pajisje elektronike; 5 pajisje K-68 për zbulimin e GPS-ve dhe kamerave;

    -12 pajisje kompjuterike (mouse); 7 pajisje me lojëra kompjuterike; 7 pajisje Watch 10 Pro Max;

    -8 çanta me hapje me gjurmë gishtash.

    Njoftimi i plotë

    Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Infrastruktura”.

    Zbulohet një magazinë me mbi 450 pajisje dhe artikuj (dronë, dedektorë, pajisje zbuluese/regjistruese, etj) të kontrabanduar.

    Në magazinë u gjetën edhe 75 llastiqe gjuetie dhe një sasi të konsiderueshme me sfera metalike.

    Vihet në pranga 23-vjeçari që posedonte pajisjet/artikujt, dyshohet për qëllime të kundërligjshme.

    Ai u kap duke iu shitur llastiqe dhe sfera, pjesëmarrësve në protestat e ditëve të fundit, për të goditur punonjësit e Policisë dhe insitucionet.

    Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara gjatë punës operative, finalizuan operacionin e koduar “Infrastruktura”, gjatë të cilit u arrestua pas konsultimit me prokurorin, shtetasi O. M., 23 vjeç, banues në Tiranë.

    23-vjeçari u kap në flagrancë në rrugën “Tre Dëshmorët”, duke iu shitur pjesëmarrësve në protestë, 30 llastiqe gjuetie me sfera metalike, që u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.

    Më tej, u krye kontroll në një magazinë që posedonte 23-vjeçari, në rrugën “Kol Koçi”, ku u gjetën:
    -239 dronë të madhësive të ndryshme;
    -75 llastiqe gjuetie; një sasi të konsiderueshme me sfera metalike;
    -44 celularë;
    -17 Poëerbank, 10 pajisje për lokalizimin GPS të automjeteve; 11 llamba LED; 3 drynë elektronikë me GPS;
    -1 pajisje elektronike me antenë (RFGS Detector);
    -3 palë syze me videoregjistrues;
    -pajisje DVR;
    -7 pajisje Bluetooth për automjete; 8 pajisje Blackbox me kamera për automjete;
    -1 kompresor, 8 elektrikë dore; 6 pajisje lazer;
    -2 pajisje Xiaomi Smart Plug 2; 3 pajisje elektronike; 5 pajisje K-68 për zbulimin e GPS-ve dhe kamerave;
    -12 pajisje kompjuterike (mouse); 7 pajisje me lojëra kompjuterike; 7 pajisje Ëatch 10 Pro Max;
    -8 çanta me hapje me gjurmë gishtash.

    Shtetasi O. M. nuk dispononte asnjë dokumentacion për këto pajisje/artikuj.

    Vijon hetimi për të dokumentuar veprimtarinë kriminale të shtetasit O. M., si dhe për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetas të tjerë të përfshirë në të.

    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” dhe “Ushtrimi i një aktiviteti tregtar të paligjshëm ose të parregjistruar në organet tatimore dhe moslëshimi i kuponit tatimor, dëftesës ose faturës tatimore”.

    arrestim në Tiranë arrestimi i 23-vjeçarit dhuna në protesta furnizimi i protestuesve hetime policore kronikë e zezë llastiqe policia e shtetit Protesta të dhunshme rendi publik sekuestrim mjetesh sfera metalike shitje e mjeteve për protestuesit siguria publike Tiranë
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Ministrja Kumbaro u drejtohet prindërve: Shkollat vijojnë mësimin normalisht, mirënjohje për mësuesit!

    October 19, 2026

    Vlorë/ Tritol makinës së administratorit të Shushicës, vetëm dëme materiale (EMRI)

    October 19, 2026

    Shiste llastiqe e sfera metalike për protestuesit e dhunshëm, arrestohet 23-vjeçari në Tiranë (EMRI)

    October 19, 2026

    Vijon marshimi i protestuesve në Tiranë, policia kontrolle në sheshin “Skenderbej”

    October 19, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Një takim i papritur mund të ndryshojë gjithçka: Horoskopi i së dielës për 12 shenjat

    10 tetori sjell një fillim të ri: këto shenja të horoskopit duhet të lënë pas të shkuarën

    Dashuria, flirtet dhe surprizat financiare: Ja çfarë kanë rezervuar yjet për këtë të diel

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.