Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 7-të e revoltës studentore përfshin Shqipërinë, gjimnazistët bojkotojnë mësimin, marshojnë në rrugë

Narkopolicia dhunë dhe terror ndaj të rinjve në sheshin Skënderbej, irritohen qytetarët: Ju dh*efsha 2500 euroshin

11:18, 19/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në orët e para të mëngjesit, dhjetëra efektivë policie kanë ushtruar dhunë ndaj të rinjve në sheshin “Skënderbej” dhe në rrugët përreth bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, ku disa edhe i kanë shoqëruar, në një kohë kur vijon dita e shtatë e revoltës studentore.

Sipas denoncimeve dhe pamjeve të transmetuara nga SYRI, kontrollet shoqërohen me presion dhe dhunë ndaj të rinjve, ndërsa disa prej tyre, pas ndërhyrjes së policisë, lihen në cepa të rrugëve në vend që të shoqërohen në komisariat.

LEXO EDHE: Narkopushteti në panik, Rama urdhëron arrestimin e të rinjve të Tiranë para fillimit të protestës, 3 në pranga

Pre e dhunës së policië kriminale kanë rënë edhe gazetarët apo operatorët e mediave që kanë dokumentuar dhunën dhe terrorin ndaj të rinjve protestues. 

LEXO EDHE: Policia kriminale e Ramës tenton të shtypë gjimnazistët te sheshi Skënderbej: Po protestojmë për të drejtat tona…

Prania dhe veprimet e policisë kanë shkaktuar irritim te qytetarët, të cilët kanë reaguar me zemërim ndaj efektivëve, duke u përplasur edhe me fjalë.

Sipas denoncimeve, kjo mënyrë veprimi synon të frikësojë të rinjtë dhe familjet e tyre, në një kohë kur protestat po përhapen në disa qytete të vendit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco