Protestat janë shtrirë edhe në Mirditë, ku një pjesë e nxënësve ka bojkotuar procesin mësimor. Të rinjtë janë zhvendosur në Rrugën e Kombit, në Rubik.
Protestuesit dolën në rrugë me thirrjet “Rama, jep dorëheqjen”, duke shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj qeverisë.
Gjatë tubimit, dogjën goma në rrugë, duke e zhvendosur tubimin te një prej akseve kryesore rrugore në vend.

Bojkot mësimi edhe në Lezhë, Shkodër e Elbasan.