Aktualitet

Molotovë te protesta në Kurbin, flakë në mjediset e bashkisë!

Protesta në Kurbin, hidhen bomba molotovë. Protestuesit thërrasin “Rama në burg!”

Korrespondentja e Top Channel-it, Brixhilda Deda bëri me dije se protestuesit janë mbledhur para godinës së bashkisë, ku kanë hedhur bomba molotovë në hyrje.

Për pasojë, flakët kanë përfshirë një pjesë të objektit. Po ashtu u thyen xhama.

Nuk raportohet për të lënduar.