Aktualitet

“Bombë në disa ndërtesa”, zbulohet adresa elektronike nga u dërgua mesazhi kërcënues për institucionet tona!

Policia e Shtetit reagoi pas mesazheve dërguar në disa adresa institucionesh, me kërcënime për vendosjen e lëndëve shpërthyese dhe kryerjen e akteve terroriste.

Nga verifikimet paraprake rezulton se mesazhi u dërgua nga një adresë elektronike që i përket një institucioni arsimor në Arabinë Saudite.

Mënyra e dërgimit të këtij mesazhi paraqet ngjashmëri me raste të mëparshme, kur mesazhe të ngjashme kërcënuese janë dërguar nga adresa elektronike të komprometuara, që u përkisnin studentëve të institucioneve arsimore jashtë vendit.

Strukturat e Policisë së Shtetit po kryejnë verifikimet dhe veprimet e nevojshme hetimore për të përcaktuar origjinën dhe autenticitetin e mesazhit, për të zbardhur plotësisht rrethanat e rastit, si dhe identifikuar personat përgjegjës për dërgimin e tij.