Kurbin, qarkullonte me makinë të blinduar, arrestohet 35-vjeçari që kishte thyer “arrestin në shtëpi”

19 Tetor 2026 | 11:59

Policia e Kurbinit ka finalizuar operacionin e koduar “Blindi”, në kuadër të të cilit janë arrestuar dy shtetas, përkatësisht E. P., 35 vjeç, dhe Z. K., 31 vjeç, të dy banues në Laç.

Sipas njoftimit zyrtar, dy personat u kapën nga shërbimet e Policisë në qytetin e Laçit, teksa lëviznin me një automjet luksoz të blinduar të markës “BMW”, që drejtohej nga 35-vjeçari E. P.

Nga verifikimet e kryera rezultoi se ky i fundit kishte shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Apelit Tiranë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjatë kontrollit fizik të pasagjerit, 31-vjeçarit Z. K., Policia gjeti një sasi lënde të dyshuar narkotike të llojit Cannabis Sativa.

Ndërsa gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjetën një jelek antiplumb dhe një armë e ftohtë, konkretisht një shpatë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda e dyshuar narkotike, sendet e gjetura, tre telefona celularë dhe automjeti i blinduar tip “BMW”.

Sipas Policisë, automjeti dyshohet se është përfituar nga të ardhura me burime të dyshimta.

Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të veprimtarive të dyshuara të kundërligjshme të dy shtetasve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nis grumbullimi i protestuesve në Tiranë, marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit

Teksa ora po afron 12:00, ka nisur edhe grumbullimi i protestuesve dhe të rinjve në Tiranë, duke e çuar revoltën në ditën e shtatë. Sipas...
11:51 | 19/10/2026

Email-i për bombë në disa institucione, policia njoftim zyrtar

Policia e Shtetit ka dalë me një njoftim zyrtar këtë të hënë lidhur me dërgimin e një emaili me përmbajtje kërcënuese, dërguar disa institucioneve në...
11:25 | 19/10/2026

PE reagon për protestat në Tiranë: Dënojmë përshkallëzimin. Shqetësim serioz për dhunën e policisë ndaj të rinjve

Kryetari i Delegacionit të Parlamentit Evropian për marrëdhëniet me Shqipërinë, Marco Tarquinio, dhe raportuesi i përhershëm për Shqipërinë, Andreas Schieder, kanë reaguar duke shprehur shqetësim...
11:11 | 19/10/2026