Sulme me gurë, molotovë e fishekzjarrë ndaj policisë, institucione të përfshira nga flakët dhe shkatërrime në rrugët e kryeqytetit, kjo ishte panorama e mbrëmshme në Tiranë.
Pas protestës së dhushme dhe akteve vandale, punonjësit e Bashkisë që në orët e para të mëngjesit kanë pastruar qytetin, ndërsa në Sheshin Skënderbej kanë hequr gurët që protestuesit kanë hedhur në drejtim të policisë.
Edhe në selinë e Partisë Socialiste, ka nisur puna për riparimin e xhamave të thyer me gurë nga protestuesit e maskuar. Ndërkohë në komisariatin nr.3 ajo që ka mbetur pas molotovëve të hedhur nga protestuesit janë xhama të thyer dhe shkatërrime në ambientet e brendshme.
Nga sulmi mbetën të dëmtuar 10 efektivë policie, të cilët u dërguan menjëherë për ndihmë mjekësore.


