Deputetja australiane përplaset nga një makinë, nisin hetimet për goditje të qëllimshme, autori mbante thikë

19 Tetor 2026 | 12:15

Deputetja e pavarur australiane, Helen Haines, ka mbetur me lëndime kritike pasi siç raportohet nga mediat e huaja, ajo u godit qëllimisht nga një automjet të hënën, jashtë zyrës së saj në Wangaratta, rreth 200 kilometra në veriperëndim të Melburnit.

Ngjarjen e ka cilësuar si sulm kryeministri australian, Anthony Albanese, i cili shprehu shqetësimin për gjendjen e deputetes dhe solidaritetin me familjen e saj.

Sipas policisë së shtetit të Viktorias, Haines, 65 vjeçe, pësoi lëndime të rënda dhe po merr trajtim mjekësor.

Shoferi 43-vjeçar u ndalua fillimisht nga disa qytetarë të pranishëm në vendngjarje dhe më pas u arrestua nga policia. Gjatë kontrollit të automjetit, autoritetet gjetën edhe një thikë.

“Ky nuk ishte një aksident. Ishte një akt i qëllimshëm”, deklaroi Albanese për transmetuesin kombëtar ABC.

Kryeministri australian shprehu mbështetjen e tij për deputeten, familjen, miqtë dhe bashkëpunëtorët e saj, duke theksuar se shpreson për shërimin e saj të plotë.

Motivi i personit të dyshuar mbetet ende i paqartë. Ndërkohë, sipas autoriteteve, është aktivizuar edhe ekipi australian kundër terrorizmit për të ndihmuar në hetimin e ngjarjes.

Rasti vjen në një kohë kur autoritetet australiane kanë evidentuar një rritje të vazhdueshme të kërcënimeve dhe abuzimeve ndaj politikanëve në vend, çështje që ka ngritur shqetësime për sigurinë e përfaqësuesve publikë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Çmimi i naftës bie nën 108 dollarë, tensionet në Lindjen e Mesme mbajnë tregjet në ankth

Nafta bruto Brent ra nën 108 dollarë për fuçi të hënën, duke ruajtur pjesën më të madhe të fitimeve të javës së kaluar, ndërsa përshkallëzimi...
10:34 | 19/10/2026

Putin mbështet riorganizimin e qeverisë ruse, ndryshime në disa poste

Presidenti rus Vladimir Putin mbështeti të hënën atë që dukej si një riorganizim mjaft i vogël i qeverisë, i propozuar nga kryeministri Mikhail Mishustin. Riorganizimi...
10:29 | 19/10/2026

Trump mbron lehtësimin e disa sanksioneve ndaj Rusisë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, mbrojti vendimin e tij për të mos zbatuar sanksionet e reja kundër Rusisë, duke thënë se nuk dëshiron...
10:28 | 19/10/2026