Rama përsërit thirrjen për dialog: Bujrum, kur të doni dhe ku të doni, pa kushte. Ne jemi aty!

19 Tetor 2026 | 13:02

Kryeministri Edi Rama ka përsëritur thirrjen për dialog me protestuesit, duke u kërkuar të distancohen nga aktet e dhunës, hedhja e gurëve dhe zjarrvënia ndaj institucioneve.

Rama theksoi se qeveria është e gatshme të zhvillojë bisedime në çdo kohë dhe pa kushte, ndërsa u bëri thirrje organizatorëve të japin shembullin e dialogut dhe të mbështesin protestat paqësore.

Ai paralajmëroi gjithashtu për rrezikun e përshkallëzimit të situatës, duke nënvizuar se mbrojtja e jetës, dinjitetit të qytetarëve dhe sigurisë së vendit duhet të jetë prioritet.

Njoftimi i plotë:

“Jepeni ju të parët shembullin e dialogut dhe për sa i takon qeverisë ne do të jemi aty.

E ndërkohë distancohuni qartë nga dhuna, gurët, zjarrvënia e institucioneve, keqpërdorimi i të miturve, që të ndihmoni kësisoj edhe protestuesit paqësorë të ushtrojnë të drejtën e tyre, e cila nuk rrezikohet nga policia po nga dhunuesit që i prijnë maskaradës pseudo-studentore

Dhe po, të respektojmë të gjithë bashkë të drejtën e protestës paqësore.

Ta mbrojmë të gjithë bashkë  jetën dhe dinjitetin e çdo personi.

Asnje jetë nuk duhet vënë në rrezik dhe asnjë lojë nuk duhet bërë me jetën e vendit

Bujrum, DIALOG. Ku të doni. Kur të doni. Pa kushte”

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha-Ramës: Nuk ka dialog me ty! Jep dorëheqjen që të hapet rruga për zgjidhje politike, kjo revoltë nuk ka kthim prapa

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i është përgjigjur deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për dialog, duke e refuzuar prerazi këtë mundësi dhe duke kërkuar...
13:02 | 19/10/2026

Vrasje me armë zjarri në Kamëz, dyshohet për 2 viktima

 Dy persona dyshohet se kanë mbetur të vrarë me armë zjarri në Kamzë të hënën. Gazetarja Sara Demushi bëri me dije se viktimat janë vëllezër....
12:54 | 19/10/2026

Ervin Demo: E drejta për të protestuar është e garantuar, dhuna nuk justifikohet dhe shkelësit do përgjigjen para ligjit

Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, ka reaguar sërish lidhur me protestat e ditëve të fundit, duke theksuar se e drejta për të protestuar është e...
12:52 | 19/10/2026