Franca shpall gjendje të jashtëzakonshme të pjesshme, masa të reja pas trazirave dhe plaçkitjeve

19 Tetor 2026 | 13:06

Kryeministri francez Sébastien Lecornu u ka kërkuar të hënën bashkive në vend të vendosin shtetrrethim të pjesshëm në zona të caktuara, pas incidenteve të dhunshme të regjistruara gjatë fundjavës. Ai paralajmëroi gjithashtu se, nëse situata e kërkon, mund të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme.

Lecornu drejtoi më herët një takim ndërministror për menaxhimin e krizës, me qëllim vlerësimin e dëmeve dhe koordinimin e reagimit të autoriteteve ndaj trazirave.

“Ne nuk kemi asgjë për të fshehur. Forcat e rendit e kanë bërë mirë punën e tyre”, deklaroi kryeministri francez.

Ai i cilësoi ngjarjet si trazira të organizuara nga e majta ekstreme dhe elementë kriminalë, duke paralajmëruar ndjekje penale në shkallë të gjerë ndaj personave përgjegjës për aktet e dhunës.

Ndalohen tubimet në Marsejë

Ndërkohë, në qytetin e Marsejës janë njoftuar kufizime për tubimet publike, nga ora 12:00 deri në orën 20:00, në një kohë kur pritej të zhvillohej një vizitë e ministrit të Brendshëm, Laurent Nuñez.

Më vonë u bë e ditur se vizita e ministrit në qytetin jugor francez ishte shtyrë.

Ministri i Brendshëm, Laurent Nuñez, është përballur me kritika për mënyrën e menaxhimit të krizës dhe, sipas raportimeve, ka paraqitur dorëheqjen e tij.

Megjithatë, Presidenti francez Emmanuel Macron nuk e ka pranuar dorëheqjen, sipas njoftimit të bërë të hënën në mëngjes.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Trazirat në Francë, Macron refuzon dorëheqjen e ministrit të Brendshëm

Presidenti francez Emmanuel Macron ka refuzuar dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Laurent Nuñez, pas valës së dhunës dhe plaçkitjeve që përfshiu disa qytete të Francës...
09:32 | 19/10/2026

Kryebashkiaku i Marsejës: Shifra për 30.000 grabitës që nga e shtuna është qesharake

Kryetari i bashkisë së Marsejës, Benoit Payan, tha sot se të shtunën “protestuesit mbetën relativisht të qetë” gjatë protestave në atë qytet, duke deklaruar se...
09:16 | 19/10/2026

Dhunë dhe trazira në Milano, mbi 200 të arrestuar pas përleshjeve mes të rinjve dhe policisë

Përleshjet mes të rinjve dhe policisë kanë vijuar për të dytën ditë radhazi në Milano të Italisë, ku grupe protestuesish, kryesisht të veshur me të...
07:14 | 19/10/2026