Rreth orës 13:00 nisën tensionet në protestën antiqeveritare të të rinjve te Ministria e Arsimit. Sulmit me gurë, policia iu përgjigj me gaz lotsjellës. Tubimi spostohet drejt qendrës ku iu vu zjarri kazanëve të mbeturinave.
Kjo është dita e shtatë e protestës në Tiranë e që pritet të zgjasë deri në mbrëmje vonë.