Skënder Hita letër punonjësve të policisë: Asnjë sulm ndaj jush nuk është i pranueshëm, nuk do të jeni vetëm

19 Tetor 2026 | 13:34

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, u është drejtuar me një letër zyrtare punonjësve të policisë, duke shprehur mirënjohjen dhe mbështetjen e tij për përballimin e situatave të tensionuara dhe akteve të dhunës gjatë shtatë ditëve të fundit të protestave.

Hita ka vlerësuar përkushtimin e efektivëve, ku shprehet se disa prej të cilëve janë lënduar në krye të detyrës, ndërsa u ka bërë thirrje të vijojnë shërbimin me profesionalizëm, qetësi dhe vendosmëri.

Më tej, Hita u ka kërkuat të respektohet ligji dhe dinjiteti i çdo qytetari.

Deklarata e plotë:

Prej shtatë ditësh po përballeni me situata te veshtira, me orë te gjata sherbimi, tension dhe akte te renda dhune. Shumë prej jush janë lënduar në krye të detyres.

Sot dua t’ju shpreh personalisht mirenjohjen, respektin dhe mbeshtetjen time të plote. E di se pas çdo uniforme eshtë nje njeri, një prind, një bashkeshort, një bir apo nje bije, qe dikush e pret me shqetesim ne shtepi.

Asnjë sulm ndaj jush nuk eshte i pranueshem. Asnjë akt dhune nuk mund te justifikohet.

Ju kerkoj te vijoni detyren me profesionalizem, getesi dhe vendosmeri, duke respektuar ne çdo moment ligjin dhe dinjitetin e çdo qytetari.

U uroj sherim te shpejte kolegeve te plagosur dhe ju siguroj se nuk do te jeni vetem ne perballimin e ketyre sfidave.

Jam krenar per çdo punonjes policie qe i sherben vendit me ndershmeri dhe perkushtim.

Qendroni te forte, te bashkuar dhe besnike ndaj misionit tuaj.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestat, Qendra Europiane për Lirinë e Shtypit: Mbroni mediat, policia të mos pengojë gazetarët të bëjnë detyrën

Qendra Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias, përmes një deklarate ka shprehur shqetësimin lidhur me sulmet që u janë bërë gazetarëve në këto ditë...
13:20 | 19/10/2026

Vrasja e dy vëllezërve në Kamëz, zbardhet identiteti i viktimave, autori ushtarak (EMRAT)

Dy vëllezër kanë humbur jetën pasi janë qëlluar me armë zjarri të hënën në Kamëz, ndërsa vëllai i tyre i tretë ka mbetur i plagosur....
13:19 | 19/10/2026

303 të lënduar në 6 ditë protestë, Spahiu: T’i dëgjojmë dhe t’i mbrojmë fëmijët, informacioni i përgjegjshëm është thelbësor

Ministrja e Shëndetësisë, Klodiana Spahiu, ka bërë thirrje për më shumë kujdes dhe mbrojtje ndaj fëmijëve dhe të rinjve, në një kohë kur protestat e...
13:11 | 19/10/2026