Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Email kërcënues në institucionet shtetërore, policia: Adresa i përket një institucioni arsimor në Arabinë Saudite

    Sulmet ndaj bankave dhe bankomatëve gjatë protestave, BSH qetëson qytetarët: Kursimet janë të sigurta, pagesat nuk janë ndërprerë

    Protesta e dhunshme, Mira Konçi: Asgjë nuk e justifikon shkatërrimin e asaj që na përket të gjithëve

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Email kërcënues në institucionet shtetërore, policia: Adresa i përket një institucioni arsimor në Arabinë Saudite
    Aktualitet

    Email kërcënues në institucionet shtetërore, policia: Adresa i përket një institucioni arsimor në Arabinë Saudite

    October 19, 2026
    Email kërcënues në institucionet shtetërore, policia: Adresa i përket një institucioni arsimor në Arabinë Saudite

    “Në ndërtesë është vendosur një mjet shpërthyes që përmban nitrat amoni. Sot, me lejen e Allahut, do të kryejmë një seri sulmesh terroriste të planifikuara në territorin e vendit. Ajo që do të përjetoni spt është vetëm fillimi. Një ditë, qeveria juaj do të dorëzojë pushtetin dhe do të vendoset Sheriati”. Ky ishte emaili që mbërriti në disa institucione shtetërore, prokurori, gjykata dhe Kryesinë e Kuvendit.

    Policia e Shtetit, në një reagim për mediat bën me dije se email është dërguar nga një adresë arsimore në Arabinë Saudite.

    Strukturat e Policisë së Shtetit po kryejnë verifikimet dhe veprimet e nevojshme hetimore për të përcaktuar origjinën dhe autenticitetin e mesazhit, për të zbardhur plotësisht rrethanat e rastit, si dhe për të identifikuar personat përgjegjës për dërgimin e tij.

    Policia e Shtetit informon se ditën e sotme është evidentuar një mesazh elektronik (email), i dërguar në disa adresa institucionesh, i cili përmban kërcënime për vendosjen e lëndëve shpërthyese dhe kryerjen e akteve terroriste.

    Nga verifikimet paraprake rezulton se mesazhi është dërguar nga një adresë elektronike që i përket një institucioni arsimor në Arabinë Saudite.

    Mënyra e dërgimit të këtij mesazhi paraqet ngjashmëri me raste të mëparshme, kur mesazhe të ngjashme kërcënuese janë dërguar nga adresa elektronike të komprometuara, që u përkisnin studentëve të institucioneve arsimore jashtë vendit.

    Strukturat e Policisë së Shtetit po kryejnë verifikimet dhe veprimet e nevojshme hetimore për të përcaktuar origjinën dhe autenticitetin e mesazhit, për të zbardhur plotësisht rrethanat e rastit, si dhe për të identifikuar personat përgjegjës për dërgimin e tij.

    adresa elektronike aktualiteti shqiptar email kërcënues gjurmimi i adresës elektronike hetimet policore institucion arsimor në Arabinë Saudite Institucionet Publike institucionet shtetërore kërcënime me email kërcënime ndaj institucioneve kronikë e zezë mesazhe kërcënuese policia e shtetit siguria kibernetike siguria shtetërore
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Email kërcënues në institucionet shtetërore, policia: Adresa i përket një institucioni arsimor në Arabinë Saudite

    October 19, 2026

    Sulmet ndaj bankave dhe bankomatëve gjatë protestave, BSH qetëson qytetarët: Kursimet janë të sigurta, pagesat nuk janë ndërprerë

    October 19, 2026

    Protesta e dhunshme, Mira Konçi: Asgjë nuk e justifikon shkatërrimin e asaj që na përket të gjithëve

    October 19, 2026

    Protestat në Tiranë/ Protestuesit e maskuar: Gati të përballemi me pasojat! Bëjmë shumë mirë që i qëllojmë me gurë efektivët, vet e nisën luftën

    October 19, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Një takim i papritur mund të ndryshojë gjithçka: Horoskopi i së dielës për 12 shenjat

    10 tetori sjell një fillim të ri: këto shenja të horoskopit duhet të lënë pas të shkuarën

    Dashuria, flirtet dhe surprizat financiare: Ja çfarë kanë rezervuar yjet për këtë të diel

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.