Haxhiu: Kërkesat duhet të dëgjohen nga institucionet, dhuna të ndalet nga të dyja palët
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës Albulena Haxhiu, ka thënë se kërkesat e protestuesve në Shqipëri duhet të dëgjohen nga institucionet.
Haxhiu theksoi se të gjitha institucionet, përfshirë Kuvendin, Presidencën dhe Qeverinë, kanë obligimin të marrin parasysh kërkesat e studentëve dhe të tjera që mund të jenë shfaqur me kohë.
“Është shumë e rëndësishme që kërkesat e protestuesve të dëgjohen nga institucionet, besoj që secili prej drejtuesve të institucioneve atje, Kuvendi, Qeveria dhe Presidenca e ka për obligim që t’i trajtojë kërkesat e studentëve, a janë ato që kanë dalë tash, a janë ato të shtresuara që kanë nisur para disa viteve”, ka thënë Haxhiu në një deklarim pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.
Ajo ka thënë se dhuna duhet të ndalohet edhe nga protestuesit edhe nga Policia.
“Natyrisht që ne nuk e mbështesim dhunën, dhuna duhet të ndalohet nga të dyja palët, mendoj që është e rëndësishme qasja serioze në raport me këto protesta, jo arroganca, mendoj që arroganca vetëm nxit këto protesta, prandaj edhe thërras me maturi, me seriozitet të tejkalohet ndasitë”, ka theksuar Haxhiu.
Ajo ka thënë se asnjëherë nga Lëvizja Vetëvendosje nuk ka bërë thirrje për pjesëmarrje në ato protesta dhe se nuk i takon kjo. Haxhiu ka theksuar se LVV-ja nuk mund të mbahet përgjegjëse për pjesëmarrjen e ndonjë qytetarë nga Kosova, pasi siç ka thënë si parti ka mbështetje të madhe.
Protesta studentore e së dielës, policia: 69 të arrestuar dhe 20 të proceduar
Dëmtuan me sende të forta dyert dhe dritaret e Gjykatës së Apelit, arrestohen 5 persona! Në kërkim 15 të tjerë
Ngrihen çadra pas Kryeministrisë, do të përdoren për të dhënë ndihmën e parë për policët e lënduar
- 18:11 Zv.Ministrja e Brendshme: Të miturit nuk përjashtohen automatikisht nga përgjegjësia penale, situata është nën kontroll
- 17:59 Norvegjia ndalon aksesin në TikTok, Snapchat dhe Roblox për të miturit nën 16 vjeç
- 17:55 Fansat filmojnë momentin kur qëllohet me armë ndaj aktorit Tiger Shroff (VIDEO)
- 17:48 Protestat e dhunshme në Francë nuk ndalin duelin PSG-Barcelona, do të zhvillohet siç ishte planifikuar të martën
- 17:41 Deputetja australiane në gjendje kritike, u përplas qëllimisht me makinë
- 17:34 Musk premton aksione të SpaceX për çdo fëmijë amerikan