Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Protestuesit sulm Gjykatës së Apelit, thyejnë e shkatërrojnë xhamat! Një pjesë futen brenda

    Theu masën e Gjykatës së Apelit, pranga të riut në Kurbin, policia i sekuestron mjetin e blinduar

    Email kërcënues në institucionet shtetërore, policia: Adresa i përket një institucioni arsimor në Arabinë Saudite

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Theu masën e Gjykatës së Apelit, pranga të riut në Kurbin, policia i sekuestron mjetin e blinduar
    Aktualitet

    Theu masën e Gjykatës së Apelit, pranga të riut në Kurbin, policia i sekuestron mjetin e blinduar

    October 19, 2026
    Theu masën e Gjykatës së Apelit, pranga të riut në Kurbin, policia i sekuestron mjetin e blinduar

    Një operacion i koduar “Blindi” i finalizuar nga Policia e Kurbinit në bashkëpunim me Forcat “Shqiponja” ka çuar në pranga dy persona në qytetin e Laçit. Një 35-vjeçar, i cili kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, u kap duke qarkulluar lirisht me një automjet luksoz të blinduar. Bashkë me të u arrestua edhe pasagjeri, të cilit iu gjetën drogë dhe një antiplumb në banesë.

    Gjatë aksionit të koordinuar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Mbështetja Operacionale, strukturat policore prangosën në flagrancë shtetasit E. P., 35 vjeç, dhe Z. K., 31 vjeç, të dy banues në Laç.

    Dy të rinjtë po lëviznin nëpër qytet me një automjet luksoz të blinduar të tipit “BMW”, i cili drejtohej nga 35-vjeçari E. P. Pas verifikimeve në sistem, policia zbuloi se drejtuesi i mjetit kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar më parë nga Gjykata e Apelit Tiranë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

    Nga ana tjetër, gjatë kontrollit fizik të pasagjerit Z. K., 31 vjeç, agjentët gjetën një sasi lënde narkotike të dyshuar si Cannabis Sativa. Kontrolli u shtri më tej edhe në banesën e tij, ku policia zbuloi dhe sekuestroi një jelek antiplumb dhe një armë të ftohtë (shpatë).

    Në cilësinë e provës materiale, strukturat e Policisë së Shtetit kanë sekuestruar: Automjetin e blinduar “BMW” (i cili dyshohet se është përfituar nga burime të paligjshme), një sasi lënde narkotike Cannabis Sativa, një jelek antiplumb, një armë të ftohtë (shpatë) dhe 3 aparate celularë.

    Materialet procedurale i janë kaluar menjëherë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë për veprime të mëtejshme, ndërsa po vijojnë hetimet për të dokumentuar të gjithë veprimtarinë e kundërligjshme të këtyre shtetasve.

    aktualiteti shqiptar arrestim në Kurbin automjet i blinduar gjykata e apelit hetime policore i riu i arrestuar kronikë e zezë Kurbin masa e sigurisë operacion policor policia e shtetit rendi publik sekuestrimi i mjetit të blinduar shkelje e masës së sigurisë shkelje e vendimit të gjykatës
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Protestuesit sulm Gjykatës së Apelit, thyejnë e shkatërrojnë xhamat! Një pjesë futen brenda

    October 19, 2026

    Theu masën e Gjykatës së Apelit, pranga të riut në Kurbin, policia i sekuestron mjetin e blinduar

    October 19, 2026

    Email kërcënues në institucionet shtetërore, policia: Adresa i përket një institucioni arsimor në Arabinë Saudite

    October 19, 2026

    Sulmet ndaj bankave dhe bankomatëve gjatë protestave, BSH qetëson qytetarët: Kursimet janë të sigurta, pagesat nuk janë ndërprerë

    October 19, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Një takim i papritur mund të ndryshojë gjithçka: Horoskopi i së dielës për 12 shenjat

    10 tetori sjell një fillim të ri: këto shenja të horoskopit duhet të lënë pas të shkuarën

    Dashuria, flirtet dhe surprizat financiare: Ja çfarë kanë rezervuar yjet për këtë të diel

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.