Protesta e studentëve në Tiranë është shoqëruar me tensione pranë Ministrisë së Jashtme.
Gjatë përplasjes, forcat e rendit kanë përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit, ndërsa disa prej të rinjve janë shoqëruar nga policia.
Protestat e studentëve dhe gjimnazistëve vijojnë prej disa ditësh në kryeqytet, ndërsa tubimet janë shoqëruar me përplasje mes protestuesve dhe uniformave blu.













