Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 7-të e revoltës përfshin Shqipërinë, studentët zhvendosen drejt qëndrës së Tiranës

Albulena Haxhiu: Të dëgjohen studentët, arroganca vetëm i nxit protestat

Albulena Haxhiu: Të dëgjohen studentët, arroganca vetëm i nxit protestat

14:45, 19/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka reaguar në lidhje me protestën që po zhvillohet në Tiranë nga studentët. 

Haxhiu ka dënuar dhunën duke bërë thirrje për përmbajtje, teksa komentoi edhe zërat se tubimet organizohen nga "Lëvizja Vetëvendosje". Haxhiu tha se asnjëherë nuk ka pasur thirrje nga kjo forcë politike që të mbështeten protestat dhe nuk mund të mbahet përgjegjëse nëse mbështetësit marrin pjesë në protestë. 

“Ajo që po ndodh atje na shqetëson të gjithëve sepse Shqipëria për ne është shtëpi. Është shumë e rëndësishme që kërkesat e protestuesve të dëgjohen nga institucionet. Besoj që secili prej drejtuesve të institucioneve atje, Kuvendi, Presidenca ose Qeveria, e ka për obligim të trajtojë kërkesat e studentëve. A janë ato që kanë dalë tani a janë ato të shtresëzuara që kanë nisur shumë herët në vite. 

Natyrisht që ne nuk e mbështesim dhunën, dhuna duhet të ndalohet nga të dyja palët. Është e rëndësishme qasja serioze në raport me këto protesta, jo arroganca. Mendoj që arroganca nxit protestat, prandaj thërras që me maturi e seriozitet t’i kalojnë dallësitë apo qëndrimet e ndryshme që mund të ketë. 

Sa i përket pjesëmarrjes së ndonjë mbështetësi, unë duhet të theksoj se asnjëherë nuk ka pasur thirrje nga Vetëvendosje që të mbështeten protestat. Nuk i takon Vetëvendosjes kjo. Vetëvendosje ka mbështetje të madhe, por nuk mund të mbahet Vetëvendosje përgjegjëse nëse mbështetësit tanë shkojnë e protestojnë atje”, tha Haxhiu. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco