IUTE CREDIT/ Për 3 ditë vonesë qytetari paguan 24% kamatë vonesë, po nëse nuk ke 1 muaj mundësi pagese sa shkon kamata? Guvernatori me Rolex Gent Sejko, palë me vjedhjen

Në muajin korrik të këtij viti qytetari A.B bleu një telefon Iphone 17 pro max me këste tek Iute Credit. Qytetari nuk e kishte të plotë vlerën e telefonit dhe për këtë aplikoi pranë IUTE Credit për të marrë 50.000 hua. Kësti mujor që duhet të paguajë qytetari është 5.444 lek ose thënë ndryshe 54 mijë lek të vjetra në muaj. Kredia tek IUTE u mor për 12 muaj dhe sipas llogarive i bie që qytetari që mori 50.000 lek kredi të pagujë 65.328 lek.

Deri këtu situata duket e arsyeshme. Merr 500 mije lek dhe paguan 650 mijë lek. Një fajde e ligjeruar. E paarsyeshme dhe kriminale, por e ligjëruar. Edhe pse shteti i Kosovës i zboi organizatat kriminale IUTE CREDIT me shokë, ata e gjetën strehën nën ligjin shqiptar dhe nën ombrellën e Gent Sejkos, Guvernatorit të Bankës së Shtetit, i cili më së shumti quhet Guvernatori me Rolex i Mikrokredive.

Skemat kriminale me mikrokredi lulëzuan dhe morën garanci fiks në kohën që Gent Sejko zuri poltronin që la bosh Ardian Fullani.

Si “çmendet” IUTE Credit me interesat?

Qytetari A.B njoftohet me sms më datë 7 shtator për të kryer pagesën. Siç shihet nga mesazhi i IUTE Credit vlera që ka për të paguar është 5444 lek. Pra pothuajse 55 mijë lek të vjetra plus tarifat e partnerëve

Qytetari A.B nga data 7 që i vajti mesazhi deri më datë 10 të të njëjtit muaj nuk pati mundësi pagese. Ai u paraqit tek IUTE Credit për pagesën e njoftuar prej 55 mijë lekësh.

Por në vend të 55 mijë lekëve të vjetra, qytetarit i mbajtën edhe kamatë. Ai pagoi në total 66 mijë lek nga 55 mijë lek që duhet të paguante.

Pra për 3 ditë vonesë pagoi 12 mije lek më shumë kamatë vonese që në përqindje i bie që ka paguar 24% më shumë.

Pyetja shtrohet se sa do paguante qytetari në rast se sdo të kishte mundësi. Jua sqarojmë ne. Qytetari që duhet të paguajë 55 mijë lek të vjetra në muaj, nëse nuk paguan një muaj, atij i shkon kamata 130 mije lek të vjetra.

E gjitha kjo me bekimin e Bankës së Shqipërisë dhe të Guvernatorit me Rolex në dorë Gent Sejko.

Kur dhe kush do t’i thotë ndal “ushunjëzave” të mikrokredive që përditë hapin drama të paimagjinueshme për dhjetra familje shqiptare.

 

Ky artikull është ekskluziv i “Priza.al”, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Priza.al” dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply