SËRISH DORA E BELINDËS? Absurdi, emërohet drejtor i Hetimit Tatimor ai që iku për 3 orë me vrap nga Kadastra Elbasanit, shkarkohet Anton Martini

Anton Martini është larguar nga posti i drejtorit të Hetimit Tatimor, një tjetër lëvizje e rëndësishme në rang drejtorësh pas emërimit të drejtueses së re të Përgjithshme të Burgjeve.

Në vend të Martinit është emëruar Everest Kazheli, i cili vetëm pak ditë më parë u emërua në krye të Kadastrës së Elbasanit por vetëm tre orë më pas dha dorëheqjen nga posti.

Ish prokurori Anton Martini e mbajtu postin e drejtues i Drejtorisë së Hetimit në administratën tatimore prej vitit 2024.

Kazheli, i cili tashmë do të mbajë postin e drejtorit të Hetimit Tatimor, ka drejtuar më herët Drejtorinë Vendore të Kadastrës në Fier. Ai ka qenë në krye edhe të strukturës së ASHK-së në Lushnjë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply