Është mbyllur me dy medalje të tjera për Shqipërinë turneu i Kampionatit Europian Junior dhe U-23 i peshëngritjes, që u zhvillua në Durrës. Shtangisti Ertjan Kofsha i dhuroi vendit tonë dy medalje në garat e ditës së fundit.
Në peshën 95kg të kategorisë U-23, shtangisti kuqezi mori medaljen e artë në stilin e shkëputjes me 167kg. Në stilin e shtytjes, ai u rendit në vendin e pestë me 200kg, ndërsa në dygarësh, me 367kg, ai mori medaljen e argjendtë.
Më herët, Shqipëria kishte siguruar edhe një medalje të bronztë me Samoel Rrasa në stilin e shtytjes, pesha 65kg në kategorinë Junior. Ndërsa Enkileda Carja mori tri medalje të argjendta në peshën 69kg të kategorisë Junior.







