Zjarri në komisariatin 3 me sa duket nga pamjet u shkaktua nga vetë policët.
Pamjet tregojnë momente të tensionuara gjatë përplasjes mes protestuesve dhe policisë pranë Komisariatit Nr. 3 në Tiranë.
Në videot dallohen efektivë policie që qëllojnë me mjete piroteknike nga brenda ambienteve të komisariatit në drejtim të të rinjve protestues.
Pamjet ngrenë pikëpyetje mbi pretendimet e bëra lidhur me origjinën e zjarrit brenda komisariatit, pasi sipas raportimit, mjetet piroteknike shihen duke u përdorur nga vetë efektivët.
Përplasjet në Tiranë vijojnë, ndërsa të rinjtë protestojnë kundër qeverisë së Edi Ramës.m.k





