Përplasje mes protestuesve dhe policisë, hidhet gaz lotsjellës me shumicë, turma thërret “Poshtë diktatura”
Protestuesit dhe policia janë përballur drejtpërdrejt në bulevard, ku kanë nisur përplasjet. Efektivët kanë hedhur sasi të mëdha gazi lotsjellës, duke detyruar protestuesit të zhvendosen përkohësisht nga vendi ku po qëndronin ndërsa kanë qëlluar me plumba gome.
Gjatë tërheqjes, protestuesit kanë vijuar thirrjet kundër qeverisë, duke brohoritur “Poshtë diktatura” dhe duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Një vajzë ndodhet në gjendje të rëndë.
Tensionet janë përshkallëzuar, ndërsa në drejtim të kryeministrit janë dëgjuar edhe fyerje të rënda personale. Protestuesit këmbëngulin në kërkesën për largimin e tij nga detyra.a.b





