Një taksist u qëllua me thikë në Lezhë nga një person që dyshohet se paraqet probleme mendore.
“Rreth orës 13:08, është marrë njoftim nga shtetasi A. M., 50 vjeç, banues në Lezhë, me profesion taksist, se në rrethrrotullimin e Shëngjinit është goditur me mjet prerës (thikë) në bark nga shtetasi N. N., 65 vjeç.
50-vjeçari është transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi policia e Lezhës.
Autori i dyshuar, shtetasi N. N., 65 vjeç, dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe është shpallur në kërkim.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe të motivit të ngjarjes, si dhe për kapjen e autorit të dyshuar.a.b





