Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Rama rrit pagat për policët nga 1 janari 2027. Investon represionin, shpërblim prej 2500 eurosh për efektivët në protestë

19/10/2026
Rama rrit pagat për policët nga 1 janari 2027. Investon represionin, shpërblim prej 2500 eurosh për efektivët në protestë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryeministri Edi Rama ka premtuar rritje të konsiderueshme të pagave për punonjësit e Policisë së Shtetit nga 1 janari 2027. Gjatë një takimi të zhvilluar sot me efektivët e policisë, Rama njoftoi gjithashtu një shpërblim prej 2500 eurosh për çdo punonjës që po përballet me protestat.

Kreu i qeverisë tha se rritja e pagave ishte diskutuar prej disa javësh në kuadër të përgatitjes së buxhetit të ri dhe se vendimi nuk lidhet vetëm me situatën e krijuar nga protestat.

“Familjet tuaja meritojnë solidaritet, meritojnë respekt dhe, fatmirësisht, ministri e ka thënë më parë. Nuk është diçka që po e themi sot si rezultat i kësaj që po ndodh, sepse jemi ulur përpara disa javësh, tani që po përgatisim buxhetin e ri.

Dhe jua ka thënë, e ka thënë edhe publikisht, që ne do ta rrisim në mënyrë të konsiderueshme pagën tuaj. Sepse, për hir të së vërtetës, duhet thënë se në krye të herës, kur Policinë e gjetëm të tradhtuar dhe të braktisur, me disa këtu që shtynin makinat sepse u mbaronte karburanti në rrugë, bëmë një rritje të konsiderueshme atëherë për t’i thënë Policisë që ju jeni themeli i shtetit.

Por, në vite, e vërteta është që nuk e kemi rritur aq sa duhet pagën tuaj dhe për këtë arsye po bisedonim përpara disa javësh. Kështu që, me buxhetin e ri, nga 1 janari, paga juaj do të rritet në mënyrë të konsiderueshme”, deklaroi Rama.

Sponsorizuar

Kryeministri njoftoi më tej se çdo efektiv i angazhuar në përballimin e protestave do të përfitojë një shpërblim prej 2500 eurosh, duke e lidhur këtë vendim me sakrificën dhe angazhimin e punonjësve të policisë gjatë ditëve të fundit.

“Por, nga ana tjetër, për të gjithë rezistencën, për të gjithë sakrificën, për të gjithë kurajën dhe, mbi të gjitha, për dinjitetin me të cilin ju po u dilni përballë jo vetëm këtyre, por edhe atyre që nëpër ekrane masakrojnë Policinë e Shtetit, nëpër ekrane fajësojnë Policinë e Shtetit, nëpër ekrane kërkojnë që Policia e Shtetit të dorëzohet, ne do t’ju vëmë menjëherë në dispozicion një shumë prej 2500 eurosh për çdo efektiv që është në këtë front.

Sepse keni jo vetëm presion, por keni edhe nevojë për të shpenzuar në këtë moment për gjëra ekstra dhe e vendosëm kështu për të mos bërë asnjë diferencë.

Nuk e vendosëm sipas pagës, por e vendosëm kështu. E njëjta shumë për të gjithë, sepse në këtë moment jeni të gjithë një dhe një për të gjithë”, tha Rama.

Nga arkivi

  • Rama bën një hap pas në fushatën e tij agresive ndaj qeverisë Kurti
  • Berisha: Rama në anën e Beogradit. Projekti i asociimit, ndërhyrja më brutale në çështjet e brendshme të Kosovës
  • Kurti, i gatshëm për bisedimë me Serbinë, por nuk shkel ligjet, biseda me Escobar dhe Hovenier, KFOR vonon përgjigjen për rrëmbimin
  • Rama, deklaratë për 3 policët e rrëmbyer, sërish kundër reagimit të Prishtinës
  • Rrugaçi i Beogradit, Vuçiç, shkel sovranitetin e Kosovës, rrëmben 3 policë në Leposaviq
  • “Bashkimi i dy dosjeve, shenjë e keqe dhe e rëndë për Edi Ramën”

Po ndodh

Berisha: Masat e sigurisë ndaj protestuesve, një gjykatëse në konflikt interesi

Rama miraton në qeveri vendimin. 8.2 milionë euro për policët që dhunojnë

19/10/2026
Policia sulmon Kishën Ortodokse, arreston adoleshentë dhe i rrah

Policia sulmon Kishën Ortodokse, arreston adoleshentë dhe i rrah

19/10/2026
Përshkallëzohet protesta e shtatë në Tiranë, protestuesit luftë me 2500-it e Ramës

Përshkallëzohet protesta e shtatë në Tiranë, protestuesit luftë me 2500-it e Ramës

19/10/2026
Arrestohet sekretari i PD, Erges Eskiu, Prokuroria dhe SPAK të zbresin në terren

Arrestohet sekretari i PD, Erges Eskiu, Prokuroria dhe SPAK të zbresin në terren

19/10/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha: Masat e sigurisë ndaj protestuesve, një gjykatëse në konflikt interesi

Rama miraton në qeveri vendimin. 8.2 milionë euro për policët që dhunojnë

19/10/2026
Policia sulmon Kishën Ortodokse, arreston adoleshentë dhe i rrah

Policia sulmon Kishën Ortodokse, arreston adoleshentë dhe i rrah

19/10/2026
Përshkallëzohet protesta e shtatë në Tiranë, protestuesit luftë me 2500-it e Ramës

Përshkallëzohet protesta e shtatë në Tiranë, protestuesit luftë me 2500-it e Ramës

19/10/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

164.457 artikuj gjithsej