Policia është drejtuar drejt selisë së Partisë Demokratike në Tiranë, në një tjetër zhvillim të tensionuar gjatë protestave të mbrëmjes së sotme.
Pamjet e transmetuara drejtpërdrejt nga SYRI tregojnë momentin kur efektivët hedhin gaz lotsjellës në ambientet e selisë së PD-së. Sipas raportimit, brenda godinës ndodheshin edhe anëtarë të stafit të Partisë Demokratike.
Përdorimi i gazit lotsjellës në ambientet e selisë së opozitës vjen në një klimë të tensionuar politike, ndërsa protestat në Tiranë vijojnë dhe përplasjet mes protestuesve dhe policisë janë përshkallëzuar. m.k (vijon)





