Vora është rikthyer te fitorja pas plot pesë javësh në Abissnet Superiore. Në derbin e vogël të kryeqytetit, Vora e drejtuar nga Arjan Bellai fitoi 4-1 ndaj Partizanit, në sfidën e vlefshme për javën e shtatë. Ishte Bernard Karrica i cili zhbllokoi shifrat në minutën e 17-të, me një supergol nga distanca. SHIKOGOLIN
Pjesa e parë mbyllet 1-0 për Vorën. Në fillim të pjesës së dytë, Vora dyfishon shifrat sërish me Karricën, këtë herë nga pika e bardhë e penalltisë, pas një prekje të topit me dorë nga lojtari i Partizanit, Pasagiç, brenda zonës. SHIKOGOLIN
Në minutën e 62-të, një tjetër penallti, këtë herë për Partizanin. Sebastian Spahiu debuton me të kuqtë dhe fiton direkt 11-metërsh sapo u fut në fushë. Godet Rowan Human, topi përfundon në rrjetë. SHIKOGOLIN
Në minutat e mbetura, Vora shënon edhe dy herë të tjera. Clemenet shënon golin e tretë në minutën e 74-të, Karrica kompleton tregolëshin e tij në shtesë. Vora fiton përfundimisht 4-1. SHIKOGOLIN
Pas kësaj fitoreje, Vora ngjitet në vendin e pestë me 8 pikë. Partizani mbetet në fund me vetëm 4 pikë.







