Tuesday / October 20 / 2026
Revista Monitor Logo
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Lajmet Kryesore Nga Vendi

Bizneseve u shkojnë këstet e rritura të tatimfitimit, Binaj: Pas protestave ka ndryshuar qasja

Share Share Icon

Strategjia e re e administratës tatimore tashmë është që duke parë dhe çfarë do të ndodhë me situatën, t’u vihet në ndihmë bizneseve, tha drejtori i tatimeve..

 

Ditët e fundit shumë biznese raportuan pranë Monitor se administrata tatimore u ka nisur “Njoftim Vlerësimi për korrigjimin në rritje të kësteve mujore të parapagimeve për Tatimin mbi të Ardhurat Personale nga Biznesi/Tatimi mbi të Ardhurat e Korporatës për periudhën 2-mujore (Nëntor-Dhjetor)”.

Subjektet u ankuan se vlerësimi është bërë vetëm duke marrë për  bazë rritjen e xhiros, ndërkohë që fitimet nuk kanë ndjekur të njëjtën tendencë për shkak të shtimit të kostove.

Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Ilir Binaj, tha për “Monitor” se shkresat që u kanë shkuar bizneseve janë hartuar përpara fillimit të protestave, rreth dy javë më parë dhe mund tu kenë mbërritur tani përmes postës. Ai shtoi se rivlerësimi u bë bazuar në ecurinë e 9 mujorit dhe se në bazë të legjislacionit inspektori tatimor shikon ecurinë e xhiros, në mënyrë që të mos ndikohen dhe biznesi duhet të provojë tendencën e fitimeve.

Neni 63, pika 5, të ligjit nr. 29/2023, “Për tatimin mbi të ardhurat” parashikon se administrata tatimore mund të korrigjojë në rritje parapagimet e tremujorit të fundit të vitit, nëse nga të dhënat e nëntëmujorit rezulton se të ardhurat mesatare mujore të biznesit janë rritur me më shumë se 10% krahasuar me periudhën e mëparshme. Udhëzimi zbatues nr. 26/2023 përcakton se rritja e kësteve nuk mund të tejkalojë 75% të përqindjes së rritjes së të ardhurave.

Megjithatë, ligji u njeh bizneseve edhe të drejtën të kërkojnë uljen e parapagimeve, nëse provojnë se fitimi i tatueshëm i pritshëm është ndjeshëm më i ulët.

Qasja e tatimeve ndryshon tërësisht pas protestave

Gjithsesi, Binaj tha se pas protestave qasja ka ndryshuar tërësisht. Administrata Tatimore po punon me orar të reduktuar për shkak të situatës dhe në këtë moment nuk është fokusi i tyre që të mbledhin sa më shumë të ardhura.

Përkundrazi, ai shtoi se nëse bizneset kanë pretendime, apo janë dëmtuar nga situata, nuk kanë flukse të ardhurash dhe nuk e shohin të mundur të paguajnë këto këste duhet të kërkojnë rishikim të kësteve.

Strategjia e re e administratës tatimore tashmë është që duke parë dhe çfarë do të ndodhë me situatën, tu vihet në ndihme bizneseve, tha drejtori i tatimeve.

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Publikohen për herë të parë treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore!

Eksploro Top List
Live Now

Lajme të Ngjashme

Gjimnazet e Tiranës, pjesërisht pa mësim, nxënësit vijojnë bojkotin

Që nga mesi i javës së kaluar, procesi mësimor thuajse është paralizuar në të gjitha gjimnazet e Tiranës, për shkak të bojkotit të nxënësve, të cil...

1 hour më parë 3 Min Lexim

Tremujori i tretë, bankat lehtësuan standardet e kreditimit për SME-të

Standardet e kreditimit për bizneset u raportuan disi të lehtësuara në tremujorin e tretë të vitit 2016. Vrojtimi i Aktivitetit Kreditues, i Bankës...

2 hours më parë 3 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu FALAS!