Sot kryeministri Edi Rama paralajmëroi familjarët e të miturve se do të paguajnë nëse nuk mbajnë përgjegjësi për fëmijët.
“Nuk e duan Shqipërinë që të kryesojë rajonin në shumëçka. Nuk e duan Shqipërinë që të ketë 12, 13, 20 milionë turistë. E duan Shqipërinë që të mos vijë askush këtu, siç ndodhte më përpara, kur numëroheshim për turistë kur hynim dhe dilnim ne…I them familjeve të të miturve që do të paguani nëse nuk mban përgjegjësi për fëmijët tuaja të mitur. Fatura financiare do t’u përndjekë deri në fund. Nuk do kenë arsim falas ata që dhunojnë policinë e shtetit nëse duan të vazhdojnë universitetin nëse kanë hedhur gurë ndaj efektivëve”, theksoi Rama.





