
Në këto ditë të valëve të protestave masive si asnjëherë më parë, protesta e studentëve dhe Rinisë së Shqipërisë është një shembull për të gjithë dhe një këmbanë alarmi për mizorinë e pushtetit autokratik,që nuk kursen dhunën ndaj të miturve, studentëve që kërkojnë reformë të denjë në arsim, jetë të denjë për ta dhe familjet e tyre.
Asgjë nuk e ndal Forcën e Rinisë! Në këmbë të gjithë Shqiptarët në mbrojtje të fëmijëve tanë! Askush nuk ka të drejtë të dhunoj studentët, fëmijët, rininë e Shqipërisë.
I bëjmë thirrje Forcave të Policisë të mos ushtrojnë dhunë ndaj femijëve dhe studentëve të Kombit Shqiptar dhe të mos bëhen vegēl e pushtetit mizor, e pushtetit kriminal ndaj fëmijëve dhe bijve tanë.
BSPSH është në solidaritet me protestat masive qytetare dhe protestën e studentëve si revoltë masive popullore ndaj pakënaqēsive të një pushteti që nuk mendon për jetën dhe dinjitetin e studentëve, të Rinisë, duke i braktisur rrugës së emigracionit! Me STUDENTËT DERI NË FUND!! /Deklaratë nga Presidenti i Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë- BSPSH Gëzim Kalaja, publikuar në Facebook/




