Protesta- Tensione në Lezhë, të rinjtë dëmtojnë sinjalistikën rrugore. Në Rubik dalin në Rrugën e Kombit, djegin goma. Sulmohet me molotovë Bashkia në Kurbin
Një grup të rinjsh në Shkodër dhe në Lezhë kanë bojkotuar edhe këtë të hënë mësimin, duke dalë në rrugët e qytetit në shenjë proteste. Në Lezhë, të rinjtë nisën marshimin me thirrjet “Rama, jep dorëheqjen!”, ndërsa situata u tensionua pasi u penguan nga policia, e cila kishte blinduar sheshin për të mos lejuar afrimin e protestuesve pranë Bashkisë së Lezhës. Gjatë marshimit, disa prej tyre dëmtuan sinjalistikën rrugore dhe ndezën zjarre.
Edhe në Mirditë, një pjesë e nxënësve i janë bashkuar bojkotit të procesit mësimor. Ndërkohë, në Rubik, të rinjtë kanë dalë në Rrugën e Kombit, ku me thirrjet “Rama, jep dorëheqjen” po protestojnë duke djegur goma në rrugë.
Edhe në Kurbin nxënësit kanë bojkotuar procesin mësimor dhe kanë dalë në rrugë, duke iu bashkuar valës së protestave. Situata është përshkallëzuar pranë bashkisë, ku godina është sulmuar me gurë dhe molotovë, ndërsa flakët janë shfaqur para institucionit.
Në Shkodër, të rinjtë janë ndalur përpara Bashkisë Shkodër, ku u kanë kërkuar efektivëve të heqin kapelat dhe t’u bashkohen në marshimin e tyre.
Ndërkohë, për shkak të situatës së krijuar nga protestat, edhe shumë nxënës të tjerë kanë zgjedhur të qëndrojnë në shtëpi dhe të mos paraqiten në shkollë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




