Tuesday / October 20 / 2026
Revista Monitor Logo
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Karriera Menaxhim

Pse drejtuesit nuk duhet t’u shmangen bisedave të vështira me punonjësit

Share Share Icon

Dhënia e kritikave të sinqerta, edhe kur ato janë të pakëndshme, është një nga sfidat më të mëdha të drejtimit të njerëzve. Philipp Navratil, drejtuesi ekzekutiv i gjigantit ushqimor Nestlé, pranon se në fillimet e karrierës e kishte të vështirë t’u jepte punonjësve vlerësime kritike për performancën e tyre.

Megjithatë, përvoja në menaxhim e ka ndihmuar të kuptojë rëndësinë e komunikimit të drejtpërdrejtë. Bisedat e vështira nuk duhen shmangur, pasi reagimet e sinqerta janë të nevojshme për zhvillimin profesional të punonjësve dhe përmirësimin e rezultateve.

Për Navratil, drejtimi i një kompanie të madhe nuk nënkupton vetëm marrjen e vendimeve, por edhe aftësinë për të nxitur njerëzit të përmirësohen vazhdimisht.

Një tjetër parim i rëndësishëm i filozofisë së tij të menaxhimit është gatishmëria për të mësuar, pavarësisht pozicionit që mban.

Edhe pse ka arritur në krye të një prej kompanive më të mëdha ushqimore në botë, Navratil vazhdon të mësojë nga kolegët më të rinj. Ai tregoi se një punonjës në fillimet e karrierës shërben aktualisht si mentori i tij, duke i mësuar si të programojë agjentë të inteligjencës artificiale.

Kjo qasje lidhet me një përvojë të hershme profesionale, kur punonte si përfaqësues shitjesh në Panama, gjatë viteve 2005-2009.

Në atë periudhë, Navratil kuptoi se ishte bërë tepër komod në pozicionin e tij. Ishte drejtuesi i tij që e nxiti të ndryshonte rol dhe të merrte përsipër përgjegjësi të reja, jashtë rutinës së përditshme.

Ai e ndoqi këtë këshillë, duke e konsideruar daljen nga zona e rehatisë si një hap të rëndësishëm për zhvillimin e karrierës.

Sipas Navratil, për t’u promovuar nuk mjafton vetëm të kesh aftësitë e duhura profesionale. Po aq e rëndësishme është dëshira për të ndryshuar dhe përmirësuar mënyrën se si funksionojnë gjërat.

Një punonjës që tregon iniciativë dhe ambicie për të sjellë rezultate më të mira ka më shumë mundësi të përparojë sesa dikush që zotëron aftësi të mira, por nuk ka motivim.

“Ji i përulur, ambicioz dhe kureshtar. Vazhdo të mësosh çdo ditë”, është këshilla e Navratil për zhvillimin profesional.

Filozofia e tij e drejtimit mbështetet te kombinimi i komunikimit të sinqertë, gatishmërisë për të pranuar kritika dhe të mësuarit të vazhdueshëm, pavarësisht nivelit të përgjegjësisë. / Entrepreneur

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Publikohen për herë të parë treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore!

Eksploro Top List
Live Now

Lajme të Ngjashme

Serena Williams: Lidershipi nuk është vetëm të arrish në majë, por çfarë ndryshon kur je atje

Pushteti nuk matet vetëm me pozicionin që arrin, por me ndikimin që krijon dhe ndryshimet që sjell. Ky ishte mesazhi kryesor i edicionit të 14-të t...

5 days më parë 4 Min Lexim

Intervistë pune? Pyetja për IA-në që nuk duhet ta harroni

Përdorimi i Inteligjencës Artificiale (IA) po ndryshon mënyrën se si kompanitë rekrutojnë punonjës. Megjithatë, shumë kandidatë nuk pyesin për rreg...

7 days më parë 3 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu FALAS!