Situata në kryeqytet ka arritur kulmin e tensioneve, teksa turma masive e protestuesve është ripozicionuar sërish pranë godinës së Kryeministrisë.
Ajo që ka rënë në sy gjatë këtyre minutave është prania e efektivëve të policisë në tarracën e godinës së Kryeministrisë. Ata janë kapur nga kamerat dhe aparatet fotografike teksa hedhin bombola gazi lotsjellës direkt nga lartësia mbi protestuesit që ndodhen në shesh.
Pavarësisht përdorimit masiv të lëndëve lotsjellëse dhe ujit me presion, situata përballë godinës së ekzekutivit mbetet tepër e kaotike, me protestuesit që nuk largohen.
© BalkanWeb
Shfaq Komentet (0)






