AKTUALITET

Revolta studentore/ Vjen reagimi i fortë nga SHBA, Kongresmeni Republikan, Joe Wilson “shuplakë” Qeverisë: Ndalni dhunën ndaj protestuesve, të rinjtë meritojnë zë

20:59 - 17.10.26 GSH GSH
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kongresmeni Republikan dhe njëherazi kreu i Komitetit të Helsinkit në Kongresin e SHBA, Joe Wilson ka reaguar pas përshkallëzimit të revoltës studentore e cila ndodhet në ditën e pestë dhe protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë së tij.

Në një postim në rrjetet sociale, Wilson shprehet i shqetësuar për situatën, duke theksuar se shqiptarët meritojnë liri, shtet të së drejtës dhe përgjegjshmëri institucionale.

Ai i bën thirrje qeverisë të përmbahet nga çdo formë dhune ndaj protestuesve dhe nënvizon se të rinjtë duhet të kenë zë në përcaktimin e së ardhmes së vendit të tyre.

Reagimi
“Po e ndjek me shqetësim të madh përshkallëzimin e krizës në Shqipëri, aleate e NATO-s. Populli shqiptar meriton liri, shtet të së drejtës dhe përgjegjshmëri institucionale. Qeveria duhet të përmbahet nga çdo formë dhune ndaj protestuesve. Të rinjtë meritojnë të kenë zë në përcaktimin e së ardhmes së vendit të tyre”.

Screenshot 44


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.