Zyra e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, e vendosur te ish-hotel “Dajti” në Tiranë, është sulmuar në kushtet e tensionit të lartë të krijuar gjatë protestës.
Sipas dyshimeve paraprake, autorët mund të kenë qenë protestues që janë larguar drejt kësaj zone pasi janë ndjekur nga policia në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta dhe nuk ka të dhëna të konfirmuara për autorët apo dëmet e shkaktuara.




