E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dita e 6-të e revoltës së studentëve, protestuesit ‘e djegin’ me valle
Lajme

Dita e 6-të e revoltës së studentëve, protestuesit ‘e djegin’ me valle

Pas pesë ditësh me tensione dhe përplasje, protesta e së dielës në Tiranë ka nisur me një atmosferë më të qetë. Pranë Ministrisë së Arsimit, në Rrugën e Durrësit, protestuesit janë mbledhur duke kënduar e kërcyer, duke i dhënë një tjetër ritëm tubimit të ditës së gjashtë.

Ndryshe nga ditët e mëparshme, kur protestat u shoqëruan me momente të tensionuara dhe përplasje, këtë herë grumbullimi i qytetarëve ka nisur me këngë dhe valle. Deri në këto momente, situata në zonë paraqitet e qetë, ndërsa forcat e Policisë janë të pranishme dhe po monitorojnë zhvillimet.

Ndërkohë, në bulevardin përpara Kryeministrisë, ku pritet të zhvendoset protesta gjatë pasdites, kanë nisur përgatitjet për menaxhimin e tubimit. Në orët e mëngjesit, fadromat kanë ndërhyrë në trotuaret e zonës për të hequr gurët, në kuadër të masave për të shmangur incidente të mundshme.

Pas pesë ditësh të shoqëruara me përplasje dhe tensione, mbetet për t’u parë nëse atmosfera e qetë me të cilën nisi tubimi do të ruhet edhe gjatë orëve të pasdites, kur protestuesit të mblidhen përpara godinës së Kryeministrisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.