‘Nuk është nëna jonë’. Familjarët e Muhamet Skanës denoncojnë mashtrimin e turpshëm të medias pranë qeverisë

Nëna e falsifikuar duke folur për mediat
Deputeti i Partisë Demokratike, Besart Xhaferri, ka reaguar pas publikimit në media pranë qeverisë të një lajmi të turpshëm që pretendon se djali i plagosur gjatë protestës ishte paguar për të marrë pjesë në tubim.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Xhaferri ka denoncuar dezinformimin e opinionit publik, duke iu referuar lajmit të publikuar nga gazeta Tema, ku pretendohet se nëna e të riut ka deklaruar se djali i saj ishte paguar për të marrë pjesë në protestë.
Deputeti ka publikuar një fotografi të bisedës me familjarët e Muhamet Skanës, të riut të plagosur gjatë protestës, të cilët kundërshtojnë lajmin e publikuar nga një media pranë qeverisë.
Në bisedën e publikuar nga deputeti, motra e Muhamet Skanës përgënjeshtron identifikimin e gruas së shfaqur në materialin mediatik si nëna e tyre, duke deklaruar qartë: “Ajo nuk është nëna jonë.”
“Kur diktatura është në fund, dezinformimi me aktrues është në aksion!”, shkruan deputeti demokrat në reagimin e tij publik.m.k
Reagimi i plotë:
Kur diktatura është në fund, dezinformimi me aktrues është në aksion!





