Punonjësit e Bashkisë së Tiranës po shkatërrojnë sot po edhe gjatë natës trotuaret e bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, pas pesë ditësh protestash dhe përplasjesh të dhunshme në kryeqytet.
Fillimisht, gurët po hiqen me anë të një eskavatori, ndërsa më pas punonjësit e bashkisë po i largojnë një nga një.
Kryeministri i mbante sot në tavolinë përmes një komunikimi në Facebook, duke i konsideruar ato gurë njësos si rusët e iraninanët që sipas tij po kërkojnë rrëzimin e tij.
Gurët u përdorën nga protestuesit gjatë përplasjeve të ashpra me forcat e policisë, veçanërisht në zonën përpara Kryeministrisë, ku protestat u shoqëruan me akte dhune dhe ndërhyrje të policisë me gaz lotsjellës e ujë me presion.a.b





