Kongresmeni amerikan Keith Self ka reaguar për protestat në Shqipëri, duke i cilësuar ato si kulmin e mosbesimit të qytetarëve ndaj politikanëve të korruptuar dhe të lodhjes nga shpërfillja e shtetit të së drejtës.
Në një deklaratë, Self thekson se udhëheqësit shqiptarë duhet t’u kushtojnë vëmendje kërkesave të qytetarëve për ndryshime thelbësore, që do të krijojnë mundësi ekonomike dhe do të ndihmojnë stabilitetin rajonal.
“Protestat në Shqipëri janë kulmi i mosbesimit të njerëzve ndaj politikanëve të korruptuar dhe i lodhjes nga shpërfillja totale e shtetit të së drejtës. Udhëheqësit e Shqipërisë duhet t’u kushtojnë vëmendje thirrjeve për ndryshime thelbësore, të cilat do të krijojnë mundësi ekonomike dhe do të nxisin stabilitetin rajonal”, thuhet në reagimin e kongresmenit amerikan.





