Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Rama paska qenë në rrezik: U neutralizua një dron me eksploziv që do godiste Kryeministrinë

18/10/2026
Rama paska qenë në rrezik: U neutralizua një dron me eksploziv që do godiste Kryeministrinë

Screenshot

Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se dy ditë më parë është neutralizuar një dron i pajisur me eksploziv, i cili, sipas tij, kishte si objektiv goditjen e godinës së Kryeministrisë. Pesë ditë pas protestave të dhunshme, kreu i qeverisë akuzoi Rusinë dhe Iranin për ndërhyrje dhe ndikim në zhvillimet në Shqipëri. Rama nuk dha detajr të tjera dhe as arsyen pse e ka mbajtut këtë ngjarje të fshehur dy ditë.

Gjatë deklaratës së tij, Rama tha se droni kishte si qëllim t’i vinte zjarrin oborrit të brendshëm të Kryeministrisë, ku ndodhet një strukturë prej druri, ndërsa theksoi se një plan i tillë, sipas tij, nuk mund të ishte ideuar nga të rinjtë apo studentët që marrin pjesë në protesta. Struktura e drurit ka kushtuar 4 milionë euro dhe nuk është bërë me tender.

“Përpara dy ditësh, është neutralizuar një dron me eksploziv i destinuar të godiste Kryeministrinë, duke i vënë zjarrin oborrit të brendshëm ku është ajo ngrehina e drurit dhe një Zot e di me çfarë pasojash. S’ka rini dhe s’ka studentë dhe s’ka të mitur që i shkon mendja, edhe jo më që ta vërë në jetë këtë plan. Kjo është një dorë e huaj”, deklaroi Rama.

Kryeministri iu referua gjithashtu një deklarate të bërë një ditë më parë, të cilën e lidhi me qëndrimet e Rusisë ndaj zhvillimeve në Shqipëri. Ai akuzoi ideologët dhe mbështetësit e politikave të Vladimir Putinit se po përpiqen të justifikojnë agresionet kundër demokracisë dhe Perëndimit.

“Dje në mënyrë të befasishme për shumëkënd, por që ma çonin vazhdimisht, por edhe mua, ‘babai’ i Vladimiroviçit, Vladimiroviç Putinit foli; ‘babai’ ideologjik, udhëheqësi shpirtëror, justifikuesi i të gjitha agresioneve kundër demokracisë dhe kundër Perëndimit, mistifikuesi i Rusisë imperialiste foli”, u shpreh Rama.

Sponsorizuar

Më tej, kreu i qeverisë përmendi edhe Iranin, duke e cilësuar Republikën Islamike si një tjetër burim të ndërhyrjeve dhe dezinformimit. Ai tha se institucionet shqiptare disponojnë të dhëna për atë që e quajti ndikim të huaj, përfshirë ndërhyrjet në rrjetet sociale.

“Ne kemi shumë të dhëna, do vazhdojmë ta pasurojmë atë që kemi nisur qysh në krye të herës me interferencën në rrjetet sociale të atyre ‘duarve të huaja’, ku natyrisht një dorë tjetër është Republika Khomeiniste e Iranit, kulmi i dezinformimit”, deklaroi Rama.

Kryeministri nuk dha në këtë deklaratë detaje teknike për dronin e pretenduar, vendin ku është neutralizuar, personat e përfshirë apo provat që, sipas tij, lidhin Rusinë dhe Iranin me protestat.a.b

Nga arkivi

  • Rama bën një hap pas në fushatën e tij agresive ndaj qeverisë Kurti
  • Berisha: Rama në anën e Beogradit. Projekti i asociimit, ndërhyrja më brutale në çështjet e brendshme të Kosovës
  • Kurti, i gatshëm për bisedimë me Serbinë, por nuk shkel ligjet, biseda me Escobar dhe Hovenier, KFOR vonon përgjigjen për rrëmbimin
  • Rama, deklaratë për 3 policët e rrëmbyer, sërish kundër reagimit të Prishtinës
  • Rrugaçi i Beogradit, Vuçiç, shkel sovranitetin e Kosovës, rrëmben 3 policë në Leposaviq
  • “Bashkimi i dy dosjeve, shenjë e keqe dhe e rëndë për Edi Ramën”

Po ndodh

Berisha: Masat e sigurisë ndaj protestuesve, një gjykatëse në konflikt interesi

Rama miraton në qeveri vendimin. 8.2 milionë euro për policët që dhunojnë

19/10/2026
Policia sulmon Kishën Ortodokse, arreston adoleshentë dhe i rrah

Policia sulmon Kishën Ortodokse, arreston adoleshentë dhe i rrah

19/10/2026
Përshkallëzohet protesta e shtatë në Tiranë, protestuesit luftë me 2500-it e Ramës

Përshkallëzohet protesta e shtatë në Tiranë, protestuesit luftë me 2500-it e Ramës

19/10/2026
Arrestohet sekretari i PD, Erges Eskiu, Prokuroria dhe SPAK të zbresin në terren

Arrestohet sekretari i PD, Erges Eskiu, Prokuroria dhe SPAK të zbresin në terren

19/10/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha: Masat e sigurisë ndaj protestuesve, një gjykatëse në konflikt interesi

Rama miraton në qeveri vendimin. 8.2 milionë euro për policët që dhunojnë

19/10/2026
Policia sulmon Kishën Ortodokse, arreston adoleshentë dhe i rrah

Policia sulmon Kishën Ortodokse, arreston adoleshentë dhe i rrah

19/10/2026
Përshkallëzohet protesta e shtatë në Tiranë, protestuesit luftë me 2500-it e Ramës

Përshkallëzohet protesta e shtatë në Tiranë, protestuesit luftë me 2500-it e Ramës

19/10/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

164.457 artikuj gjithsej