Masat e sigurisë ndaj protestuesve u dhanë nga Rama përmes një gjykatëse në konflikt interesi! ‘Luani’ i protestës, studenti Metaj u la në arrest shtëpia njësoj si Karçanaj e AKSHI-t, tha sot në një konferencë shtypi kreu i PD, Sali Berisha.
DEKLARATA/ PD dënon me forcën më të madhe vendimet e sotme të dhëna nga një gjykatëse në konflikt të hapur interesi, e cila për definicion me ligjin, në respekt të ligjit, për shkak të pozicionit të bashkëshortit, duhet të refuzonte vlerësimin e masës ndaj heronjve të revoltës studentore.
Masat politike të dhëna nga Edi Rama përmes gjykatës, a mund të imagjinoni ju, studenti Metaj, luani i protestës pa asnjë akt dhune përveç reagimeve plotësisht të ligjshme ndaj narkobanditëve që e arrestuan dhe donin ta rrëmbenin, e lënë në arrest shtëpie njëlloj si Karçanajn e AKSHI-t të Surrelit.
A mund të imagjinohet një gjë e tillë?
Ajo që me Ergys Agasin dhe bandën e AKSHI-t ka zhdukur dhe shpërdoruar qindra e qindra milionë për llogari të Edi Ramës dhe mafies së tij, ajo ndodhet në arrest shtëpie njëlloj si studenti guximtar që u mbrojt me heroizëm, u mbrojt me guxim të jashtëzakonshëm nga shtatë narkobanditë që e rrethuan pa asnjë motiv.
Vendimet e sotme janë marrë në zyrën e Edi Ramës.a.b





